LAJMI I FUNDIT:

Nis “Nata e Zjarreve” në Prekaz (Video)

Nis “Nata e Zjarreve” në Prekaz (Video)

Në Prekaz ka filluar manifestimi “Nata e Zjarreve”, e cila përmbyll “Epopenë e UÇK-së”, që mbahet për nder të 19-vjetorit të luftës dhe rënies heroike të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë atyre që ranë në altarin e lirë.

Pranë varreve të të rënëve të luftës së zhvilluar më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, për tre ditë qytetarë të shumtë vendosen lule dhe nderuan dëshmorët e kombit. Ndërsa tani pas ndezjes së flakadanit pranë shtëpisë së familjes Jashari, tek bunkeri ku qëndruan për kohë të gjatë komandantët Adem Jashari e Hamzë Jashari dhe nga shtëpia e Nënës Salë, flakadanët u ndezën në Kompleksin Memorial në Prekaz, raporton KosovaPress.


Ndezja e flakadanëve simbolizon shpërndarjen e flakëve të luftës nga Prekazi në gjithë Kosovën. Pas ceremonisë tradicionale të ndezjes së flakadanëve, në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, filloi programi kulturo-artistik. /Telegrafi/