LAJMI I FUNDIT:

Përfundon seanca e parë e gjykimit ndaj Salih Mustafës

Përfundon seanca e parë e gjykimit ndaj Salih Mustafës
Foto: AP

E plotësuar: Ka përfunduar seanca e parë e gjykimit ndaj ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Në këtë seancë nga ZPS-ja u paraqiten dëshmi mbi të cilat thuhet se është bazuar ngritja e aktakuzës ndaj Mustafës.

Nga Prokuroria kanë thënë se Mustafa akuzohet për krime ndaj shqiptarëve.

Gjykatësja Mappie Veldt-Foglia, kërkoi nga ZPS-ja sqarime rreth nxjerrjes së disa paketa provash nga siç iu referua ajo numri 50-72.

Gjykatësja tha se nuk është e  qartë se çfarë përmbajnë secila prej paketave, dhe me cilët dëshmitarë lidhën materialet e ngarkuara, dhe a janë materiale shfajësuese apo jo.

Prokurori i ZPS-së, Jack Smith tha se ZPS do të jap informacionet e duhura për këto paketa brenda kësaj jave. /Telegrafi/

Pala mbrojtëse e viktimave: Viktimat kërkojnë që përgjegjësit të dënohen për krimet e tyre

E plotësuar: Pala mbrojtëse e viktimave ka thënë se zhgënjimi i viktimave lidhur me këtë rast është i shumë i madh.

Anni Pues, mbrojtësja e viktimave në gjykimin e Salih Mustafës në Hagë, ka thënë se viktimat duan të shohin që përgjegjësit do të dënohen për krimet që kanë kryer.

“Pika pika mbushet pusi”, ka treguar ajo se i ka thënë njëra nga viktimat në këtë rast, e që sipas saj kjo përmbledh shpresat e viktimave se mund të jetë një kontribut i vogël dhe një hap i parë drejt ndryshimit.

Ajo ka thënë se “është shqetësuese heshtja që rrethon krimet e kryera nga UÇK-ja”. Ajo ka thënë se viktimat janë detyruar të heshtin. Sipas saj, ushtarët e UÇK-së në Kosovë shihen si heronj.

Kurse, tha se viktimat shpresojnë se Salih Mustafa do të mbaj përgjegjësi për veprat që akuzohet.

Ajo tha se kërkon nga avokati Julius Von Boné t’i thotë Mustafës se është në dorën e tij të merr pjesë në marrjen e përgjigjeve.

“E respektojmë të drejtën e tij për të qenë i heshtur dhe pozitën si ndodhet. Si mbrojtëse e viktimave dua të them se mund të kontribuoj shumë në gjetjen e përgjigjeve se në duart e kujt u bë vrasja e një biri të dashur”, ka thënë ajo. /Telegrafi/

—-

Urdhërohet kthimi në seancë i Salih Mustafës

E plotësuar: Gjykatësja, Mappie Veldt-Foglia ka dhënë urdhër sigurimit që të kthejnë në seancën ku po mbahet gjykimi, ish-komandantin e UÇK-së, Salih Mustafa,

“Ai në mënyrë vullnetare ka hequr dorë nga e drejta e tij të jetë i pranishëm. Avokati i tij është i pranishëm dhe do ti paraqes interesat e klientit të tij. Trupi gjykues e ka paraparë të nevojshme praninë e të akuzuarit. Gjykata e mban të drejtën që ta detyroj të akuzuarin të jetë i pranishëm edhe kur ai heq dorë nga kjo, kërkoj nga sigurimi që ta kthejnë në sallë”, u shpreh gjykatësja Veldt-Foglia. /Telegrafi/

Salih Mustafa largohet nga salla ku po mbahet gjykimi ndaj tij

E plotësuar: Ka rifilluar sërish seanca e Speciales ku po mbahet gjykimi ndaj ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Me të filluar seanca, Mustafa ka hequr dorë të jetë i pranishëm në seancë.

Mbrojtja e tij ka thënë se ai do të jetë i pranishëm aty për të ndërkaq gjykatësja ka thënë se nëse trupi gjykues vendos që ai të kthehet, ai do të kthehet.

Prokurori tutje ka shtuar se më mirë do të ishte sikur Mustafa të ishte në seancë. Pas kësaj turpi gjykues ka dalë sërish në pauzë për tu konsultuar se si të vazhdohet më tej. /Telegrafi/

Specialja prezanton akuzat ndaj Mustafës, thotë se ishte pjesëmarrës në torturim të shqiptarëve dhe udhëheqës i njësitit “BIA”

E plotësuar: Në Hagë ka vazhduar gjykimi ndaj ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa. Prokuroria ka paraqitur disa fakte në të cilat thuhet se janë bazuar kur kanë ngritur aktakuzën ndaj Mustafës.

Sipas Prokurorisë thuhet se viktimat e Salih Mustafës ishin shqiptarë të Kosovës, dhe se “faji i vetëm i disa prej tyre ishte se ishin pjesëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila konsiderohej nga UÇK-ja si kundërshtare politike”.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), argumentoi se viktimat ishin mbajtur në një qendër ndalimi në Zllash, dhe se ishin cilësuar si kolaboracionistë në luftë, shkruan Telegrafi.

ZPS ka thënë se ndërtesa në Zllash ku supozohet se janë kryer krimet ishte dykatëshe dhe e izoluara nga strukturat e tjera.

ZPS-ja më tej ka treguar se Salih Mustafa ishte udhëheqës i një grupi të quajtur “BIA”, dhe se në qendrën e ndalimit në Zllash mund të përfundoje në bazë të dyshimit për bashkëpunime me serbët.

“Do të dëgjoni dëshmi të atyre që u burgosën dhe u keqtrajtuan në Zllash. Do të dëgjoni dëshmi për një viktimë që nuk mbijetoj”, iu drejtua prokurori i ZPS-së, Cezary Michalzuk gjykatëses.

ZPS-ja përmendi se grupi “BIA” përbëhej nga 500 deri në 600 anëtarë.

“Provat do të tregojnë se BIA ishte përgjegjës i kompleksit të ndalimit në Zllash, ku përgjegjës për atë vend ishte i akuzuari Mustafa.  Njësi BIA mbulonte zonën urbane të Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Obliqit, si dhe fshatrat Butovc, Riamnishtë dhe Zllash në rajonin e Gollakut”, tha Michalzuk.

Prokurori shtoi se simboli i njësitit “BIA” ishte skifteri, derisa prezantoi edhe disa fotografi si dëshmi.

“Anëtarët e BIA-s mbanin uniforma të zeza me simbolin e skifterit. Dëshmitari do të dëshmoj se ata që  arrestuan e kishin një shenjë skifter dhe fjalën skifterat të shkruar përreth…”, tha prokurori Michalzuk.

Ai shtoi se gjatë dëshmisë së dëshmitarëve do të mësojmë edhe për pyetjet që u janë bërë atyre, kërcënimet dhe sjelljen që shkon deri në nivelin e torturës.

Ndërkaq, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa u deklarua i pafajshëm për akuzat për krime lufte.

Për akuzat ndaj tij, Mustafa edhe më herët është deklaruar i pafajshëm. Por, edhe gjatë fillimit të seancën, gjykatësja e pyeti nëse ende qëndron ky deklarim i tij dhe Mustafa tha:

“Po, për asnjë nga pikat që mi ngarkon kjo zyre e Gestapos”, duke bërë referencë për shërbimin sekret policor në kohën e Gjermanisë naziste.

Pas leximit të akuzës, seanca ka hyrë në pauzë. /Telegrafi/

—–

Prokurori i Speciales: Të gjitha viktimat e Mustafës ishin shqiptarë që konsideroheshin pengesë për UÇK-në

E plotësuar: Prokurori i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Jack Smith, ka bërë të ditur se në gjykimin ndaj Salih Mustafës do të thirren për të dëshmuar familjarë të viktimave.

Smith ka thënë se të gjitha viktimat e komandant “Calit” ishin shqiptarë të Kosovës.

“Viktimat e z.Mustafa ishin të gjithë shqiptar të Kosovës. Këta njerëz nuk ishin armiq të Kosovës nuk ishin spiunë, krimi i tyre i vetëm ishte sepse konsideroheshin si pengesë e UÇK-së. E vërteta siç do të dalë, është se disa udhëheqës të UÇK përfshirë këtu edhe z.Mustafa e përdorën autoritetin e tyre për të brutalizuar ndaj personave që këta mendonin se ishin kundër UÇK-së”, u shpreh Prokurori Smith.

Prokurori theksoi se Gjykata Speciale nuk ngreh akuza ndaj UÇK-së dhe luftës për liri e pavarësi siç është pretenduar.

“ZPS nuk ngreh akuza ndaj UÇK-së apo luftës për lirinë. Është thënë se këto gjyqe po bëhen kundër Kosovës dhe popullit të saj, dhe kjo nuk është aspak e vërtetë”, u shpreh Smith.

Ai shtoi se akuzat kanë të bëjnë me individë të përmendur me emra, për ndalim, keqtrajtim dhe torturim të kosovarëve. /Telegrafi/

Mustafa: Nuk jam fajtor për asnjë akuzë të zyrës së “Gestapos”

E plotësuar: Ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa ka deklaruar sërish para trupit gjykues të Gjykatës Speciale se është i pafajshëm për akuzat që e ngarkojnë.

Në pyetjen e gjykatëses se a i kupton akuzat të cilat rëndojnë mbi të, ai u përgjigj se “Po e kuptoj por nuk ka asgjë me të vërtetën”.

Gjykatësja pastaj e pyeti se a e konfirmon deklaratën e dhënë në muajin tetor ku u deklarua i pafajshëm, Mustafa u përgjigj “Nuk jam fajtor për asnjë nga pikat që mi ngarkon kjo zyrë e Gestapos”. /Telegrafi/

—-

Nis gjykimi ndaj ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa

Në Hagë ka nisur gjykimi i parë i Gjykatë Speciale, ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Ai akuzohet për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme është konfirmuar në qershor të vitit të kaluar.

Për akuzat ndaj tij, Mustafa është deklaruar i pafajshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori