LAJMI I FUNDIT:

Nis aksionin 22 ditor i pastrimit të Vitisë

Nis aksionin 22 ditor i pastrimit të Vitisë

Me moton “Ta pastrojmë dhe ta ruajmë ambientin”, Komuna e Vitisë sot në qendër të qytetit në Viti ka filluar me aksionin e madh një mujor për pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambientit në territorin e kësaj komune.

Ky aksion organizohet përmes Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit dhe atë me nismën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndera mbështetet edhe nga institucionet dhe mekanizmat e ndryshme si Policia e Kosovës, KFOR-i, bashkësitë fetare, organizatat jo qeveritare, shkollat fillore dhe të mesme etj.


Ajet Sallahu, Drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit ndër tjerash tha se ky aksion një mujor do të shtrihet në të gjitha lokalitet e komunës së Vitisë.

Ai bëri me dije se aktivitetet e pastrimit do të përfundojnë me rastin e shënimit të Ditës së Planetit Tokë.

Kurse, kryetar i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i falënderoj të gjithë ata që iu kanë bashkëngjit këtij aksioni duke potencuar se ky aksion është tradicional.

“Ky aksion 22 ditor do të përfshi pastrimin e ambientit të gjitha kolektiveve, shkollave, ambulanteve, çerdhes, fshatrave etj. Me rëndësi është që Vitia jonë të jetë e pastër më e bukur”, u shpreh kryetari Haliti. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Edil Project
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs
“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?

“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?

Ekonomi
Murati thirrje qytetarëve të regjistrohen: Pensionet, shtesat e fëmijëve, e shumë vendime tjera do të varen nga ky regjistrim i popullsisë

Murati thirrje qytetarëve të regjistrohen: Pensionet, shtesat e fëmijëve, e shumë vendime tjera do të varen nga ky regjistrim i popullsisë

Ekonomi
Kalo në kategori