LAJMI I FUNDIT:

Nipi i Elvis Presleyt është emri më i ri që i bashkohet listës së yjeve që nuk iu shmangën mallkimit të “Klubit 27”

Mjeku Ligjor i qarkut të Los Angeleset ka konfirmuar se Benjamin Keough e ka vënë armën në gojë dhe mënyra e vdekjes së tij është cilësuar si vetëvrasje.

Djali i Lisa Marie Presley, njëherësh nipi i legjendës Elvis Presley, ishte gjetur pa shenja jete në të dielën në Calabasas të Kalifornisë.


Ai ka vdekur në moshën 27-vjeçare duke u përfshirë kështu në mallkimin e ‘Klubit 27’ – të famshmit që ndërruan jetë në këtë moshë.

(Foto: Instagram/lisampresley)

Numri i të famshmëve që kanë vdekur pikërisht në këtë moshë dhe rrethanat e çuditshme të vdekjeve të tyre të parakohshme, kanë nxitur dyshime se diçka e pazakontë po ndodh.

Jua sjellim më poshtë ikonat e muzikës që nuk arritën t’i shmangeshin “mallkimit të ‘Klubit 27’”:

Brian Jones

(Foto: Keystone/Getty Images/Guliver)

Muzikanti dhe kompozitori anglez ishte më së shumti i njohur si themelues i grupit legjendar, “Rolling Stones”. Në orët e para të 3 korrikut 1969, ai u gjet në fund të pishinës së tij pa shenja jete. Në organizimin e tij ishte gjetur sasi e madhe e alkoolit dhe drogës.

Jimi Hendrix

(Foto: Hulton Archive/Getty Images/Guliver)

Kitaristi legjendar amerikan ndërroi jetë në një dhomë hoteli në Londër më 18 shtator 1970. Pati spekulime se kishte bërë vetëvrasje me barna, mirëpo mjeku që ishte përpjekur ta shpëtonte ka treguar se ai kishte pirë aq shumë verë saqë i ishte mbushur lukthi dhe mushkëritë.

Janis Joplin

(Foto: Evening Standard/Getty Images/Guliver)

Ikona e rokut, Janis Joplin, vdiq vetëm 16 ditë pas Jimi Hendrixit. Trupi i pajetë i saj u gjet më 4 tetor 1970 nga menaxheri i saj në dhomën e hotelit ku qëndronte këngëtarja. Më vonë ishte konfirmuar se shkaktar i vdekjes ka qenë doza e madhe e heroinës në kombinim me një sasi të madhe alkooli.

Jim Morrison

(Foto: Don Paulsen/Michael Ochs Archives/Getty Images/Guliver)

Muzikanti amerikan, Jim Morrison, vdiq më 3 korrik 1971 në Paris. Edhe sot e kësaj dite ekzistojë teori kundërthënëse për vdekjen e frontmenit të “The Doors”. Në raportin zyrtar thuhet se shkaktar i vdekjes ishte pamjaftueshmëria e zemrës, por shumëkush beson se mbidoza me drogë shkaktoi vdekjen e këngëtarit.

Kurt Cobain

(Foto: Instagram/kurtcobain)

Cobain lindi më 20 shkurt 1967 në Aberdeen të Washingtonit, Ai u bë miti dhe zëri i ‘Brezit X’ të viteve të nëntëdhjeta duke e revolucionarizuar botën e rokut para se të vetëvritej në prill të vitit 1994. Për nder të liderit të Nirvana me rastin e 50-vjetorit të tij, një model i Hangstrom Blue Sparkle Deluxe, kitarë e përdorur nga vetë Cobain, është vendosur në ankand për të mbledhur fonde për të pastrehët.

Amy Winehouse

(Foto: Gareth Cattermole/Getty Images)

Ylli i muzikës pop, Amy Winehouse, vdiq më 23 korrik 2011 në shtëpinë e saj në Londër. Në raportin zyrtar të policisë thuhet se këngëtarja vdiq nga helmimi akut me alkool.

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Magazina
“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

Magazina
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Magazina
Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Magazina
Kalo në kategori