Nga: Mimoza Dajçi
Pas afro dy vitesh në hetuesi, në burgun e ftohtë e të errët 313 në Tiranë, e të shtruar disa herë në Spitalin Psikiatrik, tim atë nuk e lejuan as të komunikonte, e as të na shkruante edhe ndonjë letër. Ashtu si mijëra e mijëra ish-të dënuar politikë të Shqipërisë gjatë periudhës së regjimit komunist, kaloi dimrat e ftohtë nën një izolim të plotë, pa shtresë e mbulesë. Im atë ishte intelektual i formuar, por si për qindra akademistë të dënuar të asaj kohe, ky term nuk përbënte asnjë sukses për kohën e atij regjimi të egër.
E dënuan nën nenin agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor, si armik i popullit. Një periudhë të këtij dënimi e kreu në “kampin e punës” Ballsh. Aty ku po ndërtohej rafinieria e naftës.
Kur tim atë sapo e dërgojnë me kamionin e burgut, lidhur me hekura e të shoqëruar me katër policë në burgun e Ballshit, si njeri i rrezikshëm, kosovar i pathyeshëm, e që ishte për Shqipërinë etnike, e përplasin në dyshemenë e këtij burgu afër ish-të dënuarve të tjerë. Dikush nga të burgosurit e njeh tim atë, e i tregon në mes të tjerëve edhe nipit të gjeneralit malazez Veshoviq, se në këtë burg kishin sjellë për dënim edhe nipin e Isa Boletinit.
Gjenerali malazez Veshoviq, kishte pas qenë gjenerali që dha urdhër të pushkatohej Isa Boletini me luftëtarët e tij, në janar të vitit 1916 në Podgoricë. Svetko, quhej nipi i tij, që edhe ky po vuante dënimin në burgun e Ballshit. Dikur e kishim patur edhe komshi, afër pallatit ku jetonim në Tiranë. Atje jetonte me gjithë të shoqen greke Kristinën e vajzën Svetllana, nja dy blloqe larg nesh. Kristina ishte rrobaqepëse shumë e zonja, arnonte rrobat e lagjes, e i bënte njëlloj si të reja. Njihej nga të gjithë për duart e saj të arta, por sigurisht këtë profesion e ushtronte fshehurazi e në njerëz të besuar. Por, nuk e lanë me kaq: sigurimi i shtetit ia gjeti anën duke arrestuar të shoqin Svetkon, të cilin edhe atë regjimi i asaj kohe e dënoi për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor.
Kur Svetko mëson nga ish-i burgosuri tjetër që në burgun e Ballshit sjellin për të vuajtur dënimin edhe nipin e Isa Boletinit. Enver Dajçin, bën protestë. Menjëherë shkon në drejtorinë e burgut e kërkon mbështetje ligjore, duke thënë se këtu nuk e kam jetën të sigurt, pasi këtu është sjellë për të vuajtur dënimin edhe nipi i Isa Boletinit të cilin xhaxhai im e vrau në vitin 1916 në Podgoricë.
Im atë, kur u njoh me këtë situatë, me gjakftohtësinë më të madhe shprehet: “Unë nuk jam hakmarrës. Por, do të vijë ajo ditë kur Shqipëria do të jetë e bashkuar me trojet e saj, e ato krime do t’i dënojë historia, e jo unë”. E, më pas shtoi: “Svetkon nuk e pyeti xhaxhai i tij gjeneral Veshoviqi, a ta vras apo mos ta vras Isa Boletinin me trimat e tij, sepse ai ishte akoma fëmijë. Ky nuk ka faj, e unë nuk jam gjykatës ta dënoj për atë krim. Për mua Svetko të rrojë edhe njëqind vite të tjera, e mos të ketë aspak frikë nga unë”.
Pas këtyre fjalëve, në komandën e “kampit” Ballsh tim atë e ridënojnë. Dhe, nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Ndërsa Svetko, pasi kryen dënimin e del nga burgu, vdes pas disa vitesh në shtëpinë e tij pranë gruas Kristinë e vajzës Svetllana në Tiranë.
Ky është vërtetë një episod i shkurtër mes tim eti e një malazezi me duar të lidhura, por që tregon qartë se kosovarët nuk ishin e nuk e janë hakmarrës, por njerëz vital që mbrojnë jetën, e kërkojnë drejtësi e paqe.
Isa Boletini lindi më 16 janar të vitit 1864, e po në atë muaj të lindjes së tij u vra pabesisht nga shovinistët malazezë më 23 janar të vitit 1916 në Podgoricë, së bashku me të dy djemtë, nipat e tre bashkëluftëtarë që nuk i u ndanë për asnjë çast deri në momentin e fundit të jetës së tij. Por, ai la pas nipër e mbesa plot. Luftëtarë të lirisë. Djem e vajza të reja pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët morën armët e luftuan për liri e pavarësi. Edhe sot ata nuk janë hakmarrës për krimet mostruoze serbe në Kosovë, por kërkojnë drejtësi e vetëm drejtësi. Janë pasardhësit e Ibrahim Rugovës, Adem Jasharit e heronjve të tjerë shqiptarë, bijtë e bijat më të mirë të këtij vendi që sakrifikuan jetën për liri e bashkim kombëtar, e jo për shtypje e vrasje, por për paqe e drejtësi.
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Fjalë të urta peruane: Po qe mësuesi i korruptuar, korruptohet gjithë bota.

A mundet AI-ja ta krijojë një yll muzikor?

Vlerat historike e kulturore të Gjirokastrës, Beratit, Vlorës, Dhërmiut e Vunoit

Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

Simfoni metaforash të trishta
Stalini, Kardelit: Shqiptarët mund të jenë besnikë si qeni, sepse kjo është karakteristikë e primitivëve!

Frigo Deluxe

Kolegji Universum

Dream Caffe

The Talaway Hotel Limited

Afri Trade

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Shitet banesë moderne me 116.4m² në Prishtinën e Re ID-193

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje

Komoditeti dhe stili bëhen një falë këtyre pantallonave nga brendi Marrakech
Më të lexuarat

Festa e çmendur që u kthye në zhgënjim: Tifozët e Hamburgut festuan rikthimin në Bundesliga - por Heidenheimi ua ndali gëzimin

Vuçiq thotë se i druhet konfliktit në Kosovë

Burri nga Kalifornia shpallet i pafajshëm pasi kaloi 33 vjet në burg - ky ishte reagimi dhe deklaratat e tij

Eskalon situata, Bledi Mane degradon me fjalor banal ndaj Nita Latifi në emision

Kurti falënderoi Cramonin për mbështetjen, eurodeputetja e kritikon nga veriu i Mitrovicës

Deklaratat e Kemal Kiliçdaroglu, pas raportimit se Erdogan është fitues në zgjedhjet për president të Turqisë