LAJMI I FUNDIT:

Nimetz nesër takon grekun Kotzias, do të flasin për çështjen e emrit të Maqedonisë

Nimetz nesër takon grekun Kotzias, do të flasin për çështjen e emrit të Maqedonisë

Ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, Matthew Nimetz, do të qëndrojë nesër në Bruksel ku do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias.

Siç bëjnë të ditur nga kabineti i Nimetz, ky takim vjen me kërkesë të Greqisë, që ka të bëjë me vizitën e fundit të OKB-së në Maqedoni. Synohet që në takim të diskutohet edhe për të gjetur një mënyrë për të përparuar në bisedimet rreth kësaj çështje.


Përndryshe, në takimin e 3 korrikut ndërmjet Nimetz dhe Zaev, ndërmjetësuesi i OKB-së u shpreh i kënaqur pasi që ka vullnet politik nga të dyja palët./Telegrafi/