LAJMI I FUNDIT:

Nimetz: Negociata lëviz në drejtim pozitiv (Video)

Nimetz: Negociata lëviz në drejtim pozitiv (Video)

Ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara në negociatat për kontestin e emrit, Matthew Nimetz deklaroi se zgjidhja për emrin është shumë afër, me çka do t’i jepet fund këtij kontesti 27 vjeçar ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.

Jam optimist se ky proces po lëviz në drejtim pozitiv, tha sonte në New York ndërmjetësi Nimetz pas bisedimeve me përfaqësuesit e dy vendeve, Vasko Naumovski dhe Ademantios Vasilakis.


Ai theksoi se ka prezantuar një sërë sugjerime dhe propozime dhe pret që të dy përfaqësuesit t’i przantojnë para Qeverive të tyre.

“Prezantova një sërë sugjerime për zgjidhjen e kontestit. Është joreale të pritet zgjidhje për këtë çështje në të cilën nuk do ta përmbajë termin ‘Maqedonia'”, tha Nimetz pas takimit me përfaqësuesit Naumovski dhe Vasilakis që ka zgjatur një orë.

Pritet që Nimetz të vizitojë kryeqytetet e të dy vendeve për të dëgjuar mendimet e tyre për vazhdimin e negociatave, por ai tha se kjo varet nga ministrat e punëve të jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë.

“Mendimet e mia si koncept janë të reja sepse kemi kombinim të ri të ideve. Për këtë çështje bisedohet 25 vite dhe është shumë befasuese të dilet me propozim të ri. Shumë njerëz mendojmë për vite të tëra në lidhje me këtë çështje. Prandaj është shumë rëndë të dilet me ide të re, por vlerësoj se gjendja e tashme është e ndryshme. Këtë e shoh si një kombinim të ideve të mira për kompromis dhe zgjidhje të praueshme për të dy palët”, tha ndërmjetësi Matthew Nimetz./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori