LAJMI I FUNDIT:

Nikoloski nga Këshilli i Evropës akuzoi se Qeveria po e përgjon atë dhe Mickoskin

Nikoloski nga Këshilli i Evropës akuzoi se Qeveria po e përgjon atë dhe Mickoskin

Nënkryetari i OBRM-PDUKM, Aleksandar Nikoloski, i cili në fjalimin e tij në Këshillin e Evropës për keqpërdorimin e përgjimeve. Ai tha se parlamenti duhet të dënojë përdorimin e spyware nga autoritetet shtetërore për qëllime politike, që është shkelje e së drejtës për respektimin e jetës private dhe të drejtave të tjera të garantuara me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Nikoloski thotë se ekziston një mundësi se qeveria në mënyrë të pa ligjshme përdor softuer për të përgjuar komunikimin e opozitës, duke përfshirë këtu atë, liderin e opozitës Hristijan Mickovski, dhe politikanë të tjerë të nivelit të lart. Gjithashtu shtoi se pjesatrët e partisë OBRM-PDUKM kanë dyshime se janë nën mbikqyrje, e cila bëhet në mënyrë të pa ligjshme.


“Kemi kërkuar mbikëqyrje parlamentare, por nuk kemi marrë një mohim të besueshëm se në Maqedoni nuk ka mbikëqyrje të qytetarëve me të ashtuquajturin softuer keqdashës ose softuer të avancuar”, tha Nikolloski para të pranishmëve.

Në fjalimin e tij, Nikoloski pohoi se që nga viti 2021, raportet hetimore kanë zbuluar blerjen dhe përdorimin e spyware-it Pegasus nga qeveritë e shteteve të ndryshme anëtare të Këshillit të Evropës, përfshirë qeverinë aktuale në vendin e tij. Ai theksoi nevojën urgjente për një hetim të plotë mbi përdorimin e Pegasus, duke dyshuar për aplikimin e tij për qëllime politike në shkelje të të drejtave të njeriut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori