LAJMI I FUNDIT:

Nikollovski: Zbatimi i planit kundër korrupsionit është në një fazë të përparuar

Nikollovski: Zbatimi i planit kundër korrupsionit është në një fazë të përparuar

Zëvendëskryeministri i ngarkuar me luftën kundër korrupsionit dhe krimit, Ljupço Nikollovski, sot në koordinim të rregullt me ​​shtatë institucionet kompetente për luftën kundër korrupsionit prezantoi nivelin e zbatimit të masave nga “Plani Antikorrupsion” dhe aktivitetet e ardhshme të cilat institucionet duhet të marrin përsipër në përputhje me përgjegjësitë e Planit.

Siç thonë nga kabineti i Nikollovskit, në mbledhje u arrit në përfundimin se zbatimi i Planit Antikorrupsion është në fazë të përparuar, por gjithashtu se nevojiten masa shtesë në luftën kundër korrupsionit.


“Zv.kryeministri Nikollovski theksoi se sa i përket dixhitalizimit të proceseve, të gjitha institucionet përgjegjëse për luftimin e korrupsionit, tashmë janë të lidhura me platformën e ndërveprimit dhe fillojnë shkëmbimin e informacionit dhe të dhënave përmes kësaj platforme. Në fazën tjetër, këto institucione do të lidhen me Regjistrin Qendror të Popullsisë, në mënyrë që të sigurojnë procedura të shpejta dhe efikase”, thuhet në njoftim.

Në këtë takim kanë marrë pjesë ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike Sanja Lukarevska, drejtori i Administratës Doganore Goran Sugareski, drejtori i Zyrës së Inteligjencës Financiare Blazo Trendafilov, drejtori i Zyrës së Policisë Financiare Arafat Muaremi, kryetarja e Këshillit të Inspektimit Magdalena Filipovska-Gravskov nga Ministria e Drejtësisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Vuçiq uron Gordana Siljanovska-Davkovën

Vuçiq uron Gordana Siljanovska-Davkovën

Politikë
Kalo në kategori