LAJMI I FUNDIT:

Nikollovski: Vazhdimisht luftojmë kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit

Nikollovski: Vazhdimisht luftojmë kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit

Zëvendësministri i Financave Filip Nikolloski thotë se Maqedonia vazhdimisht e zhvillon sistemin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit përmes vendosjes së standardeve ndërkombëtare. Ai merr pjesë në një takim të Komitetit Moneyval në Këshillin e Evropës në Strasburg, komitet që kontribuon në krijimin e një sistemi më efektiv. Në takim u miratua draft-raporti për vlerësimin e vendit për sistemin për luftimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

“Ne vlerësojmë përpjekjet e Moneyval në vlerësimin e detajuar të sistemit tonë dhe veprimet e rekomanduara që synojnë përmirësimin e sistemit vendas kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”.


Anëtarësimi i RMV-së në Moneyval paraqet një mundësi që vendi të ndjekë ndryshimet në legjislacionin ndërkombëtar në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit dhe zbatimin në legjislacionin vendas, krijimin e masave për reagimin e duhur ndaj trendeve të reja dhe format e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Për përballimin efektiv të këtij fenomeni është i rëndësishëm roli dhe forcimi i kapaciteteve të institucioneve të përfshira në parandalimin e tij dhe veçanërisht të Drejtorisë për Luftën kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit për njohjen dhe veprimin efektiv, u tha në këtë takim.

Moneyval Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Masave për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit është një organ monitorues i Këshillit të Evropës me 47 shtete anëtare.

Në mbledhjen plenare në Strasburg marrin pjesë përfaqësues nga institucionet përkatëse të vendit të përfshira në proces, përkatësisht: Drejtoria e Inteligjencës Financiare, Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Ministria e Punëve të Brendshme, Banka Kombëtare, Komisioni i Letrave me Vlerë, Agjencia për mbikëqyrjen e sigurimeve dhe Regjistrin Qendror./Shenja/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori