LAJMI I FUNDIT:

Nikollovski: Për zhvillimin e bujqësisë janë ndarë 17 milionë euro

Nikollovski: Për zhvillimin e bujqësisë janë ndarë 17 milionë euro

Ministri i Bujqësisë Ljupço Nikollovski sot para fermerëve dhe kultivuesve të Berovës njoftoi një sërë masash që do të ndikojnë në përmirësimin e pozitës së bujqve dhe fermerëve të kafshëve në vitin 2019.

Siç tha Nikollovski, në Ministri po përgatitet programi buxhetor, që është 17 milionë euro për vitin e ardhshëm, gjë që tregon se bujqësia është një sektor me një rritje të vazhdueshme të mjeteve, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Në pjesën e ligjit për tokën bujqësore presim propozime nga të gjitha njësitë rajonale për të cilat komunat ka interes. Në lidhje me thirrjen publike për sipërfaqe joatraktive, nga klasa e katërt, e pestë, e gjashtë dhe e shtatë, besoj se kjo do të jetë me interes të madh për fermerët”, tha Nikollovski.

Ai shtoi se ishte përfunduar procedura për masën shtesë për rrugët hyrëse për të cilat kishte interes të madh nga komunat.

“Këtë vit, për herë të parë kemi promovuar një masë për rrugët hyrëse ku me shumën prej 30 milion denarë është plotësuar masë shtesë nga Ministria. Ka pasur interes të madh për rrugët hyrëse të komunave dhe nga qendrat rajonale për zhvillim rajonal që ata mund të aplikojnë, një numër i madh projektesh kanë arritur dhe tani në periudhën e ardhshme vjen përfundimi i kontratave”, tha Nikollovski.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori