LAJMI I FUNDIT:

Nikollovski: Mbështesim fermerët e rinj

Nikollovski: Mbështesim fermerët e rinj

Bujqësia kërkon punë serioze dhe për këtë ndikim negativ tek të rinjtë. Qeveria e Maqedonisë ka marrë masa serioze që të jep mundësi për biznese serioze dhe mbajtjen e të rinjve në vendet rurale, tha sot ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski, në konferencë “Rajonet rurale dhe bujqësi si mundësi për të rinjtë” në saemin për agrikulturë që po mbahet në Slloveni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Më herët ne kemi mbështetur 424 fermer të rinj që të fillojnë bizneset e tyre. Duke filluar nga viti i kaluar, e kemi rritur mbështetjen financiare për katër herë në krahasim me eksportin e më hershëm dhe për momentin është katër milionë euro në vit”, tha Nikollovski.


Maqedonia, shtoi ai, i mbështet fermerët e rinj me 10 për qind të pagës së tyre në periudhë për pesë vitet e para të prodhimit. /Telegrafi/