LAJMI I FUNDIT:

Nikollovski: Kroacia duhet ta respektojë Marrëveshjen për stabilizim dhe asocim që Maqedonia e ka kontraktuar me BE-në

Nikollovski: Kroacia duhet ta respektojë Marrëveshjen për stabilizim dhe asocim që Maqedonia e ka kontraktuar me BE-në

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do të dorëzojë notë deri tek Ministria kroate e Bujqësisë për ndalimin e Rregullores për kontroll gjatë importit të frutave dhe perimeve që është sjellë më 15 korrik 2017. Siç kumtoi ministri resor Lupço Nikollovski, një notë do t’u dorëzohet edhe institucioneve kompetente të KE-së në Bruksel, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Reklama

Rregullorja do të shqyrtohet edhe sonte në seancë qeveritare, ndërsa të hënën pritet qëndrim i përbashkët të sjellin edhe vendet e rajonit.

”Me rregulloren e re të cilën e solli Kroacia në mënyrë të konsiderueshme rriten shpenzimet gjatë eksportit të frutave dhe perimeve të freskëta të Maqedonisë, që do të ndikojë mbi rritjen e çmimit të fundit të kostos së produktit. Me çmime të rritura, frutat dhe perimet e Maqedonisë do të jenë jokonkurrente në treg”, theksoi Nikollovski.

Kroacia pengon importin e pemëve dhe perimeve nga Maqedonia
Lexo po ashtu Kroacia pengon importin e pemëve dhe perimeve nga Maqedonia

Sipas tij, me sjelljen e Rregullores bëhet edhe diskriminimi ndaj vendeve anëtare të BE-së për të cilat shpenzimet për mbikëqyrje inspektuese mbeten 90 kuna, ndërsa për vendet e treta, të cilat nuk janë anëtare të BE-së shpenzimet do të jenë 2 mijë kuna, njofton AIM.

Nikollovski shtoi se Kroacia si vende anëtare e BE-së duhet ta respektojë Marrëveshjen për stabilizim dhe asocim që Maqedonia e ka kontraktuar me BE-në dhe në pajtim me të cilën BE do t’i pezullojë taksat doganore dhe të tjera të cilat kanë efekt të njëjtë për importimin e produkteve bujqësore me origjinë nga RM-ja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo

Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo

Lajme
Kurti: Me Escobarin dhe Lajçakun do të flasim për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme në veri

Kurti: Me Escobarin dhe Lajçakun do të flasim për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme në veri

Lajme
Ekipi i RTV 21 ndiqet nga një person i armatosur në Leposaviq

Ekipi i RTV 21 ndiqet nga një person i armatosur në Leposaviq

Lajme

"1000 vjet në dy minuta, historia mes Kosovës dhe Serbisë" - shikohet rreth dy milionë herë në Twitter, reagon gazetarja e CNN

Politikë
“Burra”, Edi Rama publikon foton e Ali Ahmetit me babanë e Hashim Thaçit

“Burra”, Edi Rama publikon foton e Ali Ahmetit me babanë e Hashim Thaçit

Lajme
Ish-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Fried: Ngjarjet e fundit në veri i kanë rrënjët në Serbi, Qeveria e Kosovës gaboi

Ish-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Fried: Ngjarjet e fundit në veri i kanë rrënjët në Serbi, Qeveria e Kosovës gaboi

Lajme
Kalo në kategori