LAJMI I FUNDIT:

Nikolla dënon sulmin ndaj Policisë së Kosovës

Nikolla dënon sulmin ndaj Policisë së Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka dënuar sot sulmin ndaj Policisë së Kosovës.

“Sulmi ndaj autoriteteve të Policisë, në veri të Republikës së Kosovës, është një veprim i dënueshëm”, shprehet Nikolla në një reagim.


“Akte të tilla nuk i shërbejnë paqes, stabilitetit, sigurisë, zhvillimit dhe evropianizimit të rajonit”, theksoi Nikolla.

“Vlerësoj Misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, për dënimin e këtyre akteve dhe gatishmërinë për të mbështetur Policinë e Republikës së Kosovës!”, tha Nikolla.