LAJMI I FUNDIT:

Nike pezullon shitjet në Rusi

Nike pezullon shitjet në Rusi

Nike i ka bërë shitjet të padisponueshme në Rusi pas agresionit ushtarak në Ukrainë.

Një mesazh në versionin rus të faqes në internet thotë se “Nike aktualisht nuk mund të garantojë dërgimin e mallrave për klientët në Rusi”.


“Si rezultat, blerjet e mallrave në nike.com dhe aplikacioni Nike janë përkohësisht të padisponueshme në këtë rajon”, shkruan në njoftim.

Apple ndalon shitjet në Rusi
Lexo po ashtu Apple ndalon shitjet në Rusi

Ndërkohë, gjiganti i teknologjisë Apple ka ndaluar shitjet e produkteve të tij në Rusi,.

Kompania gjithashtu ka kufizuar sistemin e saj të pagesave, Apple Pay, dhe shërbime të tjera, duke përfshirë ndjekjen e trafikut të drejtpërdrejtë, sipas agjencisë së lajmeve reuters.

Ndryshe, shumë kompani teknologjike kanë ndalur shërbimet e tyre për shtetin ruse duke përfshirë Google dhe Youtube. /Telegrafi/