LAJMI I FUNDIT:

Nicki Minaj thotë se është shumë mirë pa të dashur

Nicki Minaj thotë se është shumë mirë pa të dashur
Nicki Minaj (Foto: Getty Images/Guliver)

Këngëtarja amerikane, Nicki Minaj, ka thënë se aktualisht është duke e shijuar jetën pa të dashur dhe ka thënë se nuk ka nevojë për një mashkull.

E pyetur nga prezantuesja Ellen DeGeneres nëse ka filluar lidhje të re gjatë muajit gusht, 35-vjeçarja e ka mohuar kategorikisht.


Nicki Minaj (Foto: Getty Images)

Ajo ka thënë publikisht se që nga mosha 15-vjeçare ka qenë në lidhje të vazhdueshme, porse tash po ndihet shumë e lumtur dhe e lirë vetëm.

Lajmet nga Minaj
Lexo po ashtu Lajmet nga Minaj

“Kam menduar se doemos duhet ta kem një mashkull pranë vetes. Secilës femër që mendon ashtu si kam menduar unë, dua ta këshilloj se nuk është aspak ashtu”.

Nicki Minaj (Foto: Getty Images)

“Nuk është e domosdoshme të keni një mashkull pranë vetes”, ka thënë këngëtarja.

Ajo njëherësh i ka hedhur poshtë thashethemet nga e kaluara se ka qenë në lidhje me reperët Nas dhe Drake.

Ndërsa sa i përket lidhjes me Meek Mill, ajo ka komentuar shkurt: “Ajo lidhje ka qenë toksike, por e kemi përfunduar”. /Telegrafi/