LAJMI I FUNDIT:

Nicki Minaj martohet me Kenneth Petty

Nicki Minaj martohet me Kenneth Petty
Nicki Minaj dhe Kenneth Petty (Foto: Johnny Nunez/Getty Images)

Nicki Minaj më në fund mund t’i referohet Kenneth Petty si bashkëshorti i saj, pa vënë në mëdyshje askënd.

Pasi vuri një emër të shkurtër për të përshkruar atë në të kaluarën, reperja e hitit “Super Bass”, 36-vjeçe, duket se është martuar me Petty, 41-vjeç.


Minaj bëri të ditur lajmin emocional të hënën me një video të publikuar në Instagram, ku shihen dy kapela me mbishkrimin Bride dhe Groom, që në shqip do të thotë ‘nusja’ dhe ‘dhëndrri’.

Për të bërë lajmin edhe më të fuqishëm, në postimin e saj është shkruar, “Onika Tanya Maraj-Petty 10.21.19”, duke iu referuar emrit të saj zyrtar dhe ditën kur dyshja zgjodhën të martoheshin.

Nicki Minaj heq dorë nga muzika për të 'krijuar familje'
Lexo po ashtu Nicki Minaj heq dorë nga muzika për të 'krijuar familje'

Më 12 gusht, në episodin e Queen Radio Show, Minaj bëri të ditur se do martohet brenda ’80 ditëve’.

Edhe pse ajo e bëri atë publike, ylli amerikan tregoi se është duke u marrë me muzikë dhe albumin e saj të ri. “Unë duhet të punoj në albumin tim dhe kam shumë për t’u përqendruar në atë që nuk dua ta bëj dasmën e madhe tani”, ka thënë ajo në atë kohë. “Ne do ta bëjmë dasmën e madhe më vonë”.

Minaj përndryshe është përballur me kritika publike për romancën e saj me Kenneth, një vrasës i dënuar dhe i regjistruar për shkelje seksuale, i cili është i njohur me pseudonimin ‘Zoo’. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Dhurata Dora 'zjarr' në klipin e ri

Dhurata Dora 'zjarr' në klipin e ri "Sheqer"

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori