LAJMI I FUNDIT:

Nick Carter shpërthen në lot teksa po performonte në skenë me Backstreet Boys pas vdekjes së vëllait të tij Aaron

Nick Carter shpërthen në lot teksa po performonte në skenë me Backstreet Boys pas vdekjes së vëllait të tij Aaron

Nick Carter filloi të qante në skenë në O2 të Londrës të dielën në mbrëmje (6 nëntor) pas lajmit se vëllai i tij Aaron u gjet i vdekur në një vaskë në shtëpinë e tij në Kaliforni një ditë më parë.

Këngëtari, 42 vjeç, performoi me grupin e tij Backstreet Boys si pjesë e turneut botëror të DNA-së, më pak se 24 orë pasi zbuloi lajmin tragjik.

Ai u bë emocional ndërsa këndonte vargun e tij në hitin e tyre “Show Me The Meaning of Being Lonely” dhe nuk ishte në gjendje ta përfundonte.

Shokët e tij të grupit u panë duke e përqafuar dhe mbështetur në skenë, ndërsa Nick u pa me lot në sy përpara se të bënin homazhe për Aaron.

“Sonte kemi zemra të lënduara, sepse humbëm një nga anëtarët e familjes sonë dje”, u tha fansave Kevin Richardson.

“Ne thjesht donim të gjenim një moment në shfaqjen tonë për ta nderuar atë. Ai është pjesë e familjes tonë dhe ne ju falënderojmë për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj”, shtoi ai.

Disa orë para koncertit, Nick postoi disa foto me vëllanë e tij dhe shkroi se i ishte thyer zemra pavarësisht marrëdhënies së tyre të ndërlikuar, duke shtuar se dashuria e tij për Aaron nuk u shua kurrë.

Aaron, 34 vjeç, u gjet i vdekur në vaskë në shtëpinë e tij në Lancaster, Kaliforni të shtunën (6 nëntor).

Fqinjët thanë se një grua, që besohet të jetë kujdestare e shtëpisë, iu përgjigj derës duke bërtitur “ai ka vdekur, ai ka vdekur”.

Përfaqësuesit e familjes së Carter konfirmuan më vonë vdekjen e këngëtarit. Shkaku i vdekjes së tij nuk është bërë i ditur. E fejuara e Carter, Melinda Martin, e cila u pa jashtë shtëpisë së tij në lot, kërkoi privatësi teksa familja është në pikëllim.

Vdekja e këngëtarit vjen saktësisht një javë pasi ai postoi në Twitter se kishte listuar shtëpinë e tij prej rreth 800,000 dollarë për shitje, duke shtuar se ai është ‘gati për një kapitull të ri’.

Aaron dhe Nick kishin një marrëdhënie të trazuar në vitet para vdekjes së këngëtarit, por Nick e la mënjanë këtë për një nderim të përzemërt të dielën për humbjen tragjike të vëllait të tij.

Carter ka gjithashtu dy motra, njëra prej të cilave është binjake e tij, Angel dhe Leslie, e cila u nda nga jeta në vitin 2012 në moshën 25-vjeçare nga një mbidozë droge. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina

"E spërkat me ujë dhe nuk ia lëshon rrugën" - Meriton Mjekiqi ndërhyn në përplasjen e ashpër të Eglës me Ilnisën

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018

Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori