LAJMI I FUNDIT:

Nick Carter performon për herë të parë me “Backstreet Boys” që nga akuzat për përdhunim

Nick Carter performon për herë të parë me “Backstreet Boys” që nga akuzat për përdhunim

Nick Carter doli në skenë për herë të parë që kur u padit për përdhunim teksa performoi në Jingle Ball të iHeartRadio në New York të premten mbrëma.

Këngëtari performoi së bashku me shokët e tij të grupit të Backstreet Boys, Kevin Richardson, AJ McLean, Brian Littrell dhe Howie Dorough, në koncertin e festave vjetore në Madison Square Garden.


Carter, 42 vjeç, u pa në pamjet nga shfaqja i veshur me të bardha dhe duke u shfaqur i gëzuar ndërsa ai dhe grupi i tij kënduan këngën “Last Christmas” dhe këndonin hitin e tyre të vitit 1997 “Everybody”.

Foto: FilmMagic

Të enjten, një grua 39-vjeçare e quajtur Shannon “Shay” Ruth mbajti një konferencë shtypi me avokatin e saj dhe pretendoi se ajo ishte përdhunuar nga Carter kur ishte e mitur.

“21 vitet e fundit kanë qenë të mbushura me dhimbje, konfuzion, zhgënjim, turp dhe vetëlëndim që janë rezultat i drejtpërdrejtë i përdhunimit të Nick Carter”, tha gruaja mes lotësh.

Foto: Getty Images

“Edhe pse jam autik dhe jetoj me paralizë cerebrale, besoj se asgjë nuk më ka ndikuar më shumë apo ka pasur një ndikim më të qëndrueshëm në jetën time sesa ajo që bëri dhe më tha Nick Carter”, tha ajo.

“Ky pretendim për një incident që supozohet se ka ndodhur më shumë se 20 vjet më parë është jo vetëm i pavlerë ligjërisht, por edhe krejtësisht i pavërtetë”, u shpreh avokati Michael Holtz.

Foto: Getty Images

“Fatkeqësisht, për disa vite tani, zonja Ruth është manipuluar për të bërë pretendime të rreme për Nick – dhe ato pretendime kanë ndryshuar vazhdimisht dhe materialisht me kalimin e kohës” shtoi ai.

Carter u pa gjithashtu duke mbajtur kokën lart teksa buzëqeshte dhe përshëndeti fansat në New York, disa orë pasi akuzat për përdhunim u zbuluan për herë të parë.

Megjithë mohimin e këngëtarit të “I Want It That Way” dhe mbështetjen e fansave të tij, ABC anuloi shfaqjen speciale të festës së ardhshme të Backstreet Boys, “A Very Backstreet Holiday”. /Telegrafi/