LAJMI I FUNDIT:

Ngrohja qendrore do të kthehet në pronësi të shtetit?

Ngrohja qendrore do të kthehet në pronësi të shtetit?

Njëra nga masat për uljen e ndotjes së ajrit në Shkup është që sistemi i ngrohjes qendrore, me të cilën tani disponon “Balkan Energy Group” (BEG), të kthehet nën pronësi të shtetit, informuan Petre Shilegov dhe zv.ministri i Ekologjisë, Jani Makraduli.

Ata thanë se kjo për momentin është vetëm ide dhe do të rishikohet në qeveri, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sipas të dhënave të BEG, në sistemin për ngrohje për momentin ka 62.175 shfrytëzues, prej të cilëve 49.202 janë aktiv, ndërsa 12.973 janë shkyçur nga sistemi.

“Balkan Energy Group” ka filluar me shpërndarjen e energjisë më 1 janar të vitit 2013./Telegrafi/