Shkencëtarët kanë paralajmëruar se Toka mund të përballet me një çekuilibrim të klimës në rast se rritja e mesatares së ngrohjes globale arrin në nivelin që shkakton çlirimin e rezervave kritike të karbonit.
Shkencëtarët nga Instituti “Stockholm Resilience Centre” kanë theksuar se nëse disa nga depozitat kritike të karbonit në tokë shpërndahen dhe në rast se karboni i ruajtur këtu përhapet në atmosferë, efekti “domino” që do të krijohet mund të tërheqë tokën në një mosbalancim të pakthyeshëm klimaterik.
Shkencëtarët theksojnë se pyjet, oqeanet dhe toka absorbojnë 4,5 miliard tonë karbon dhe nëse kjo përhapet në atmosferë do ta kthente tokën në një “tokë serë”.
Në një botë të tillë, thuhet se temperaturat mesatare mund të rriten me 4-5 gradë dhe niveli i detit mund të rritet me 10 deri në 60 metra.
Profesori për klimën që kryeson studimin, Johan Rockström, është shprehur se nëse rritja e temperaturës globale arrin 2 centigradë, ne i japim direkt planetit tonë mekanizmin tonë të kontrollit.
“Për momentin kemi kontrollin, por vetëm nëse tejkalojmë 2 gradë, bota nuk do të jetë më miqësore me ne, por do të bëhet një armik. Ne do ta kemi dorëzuar fatin tonë në duart e një planeti që ka filluar të humbasë ekuilibrin e tij”, theksoi Johan Rockström.
Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën e Akademisë Amerikane të Shkencave “Proceedings of the National Academy of Sciences”. /kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre