LAJMI I FUNDIT:

Ngritet aktakuzë ndaj një personi në Prizren për posedim dhe shitje të narkotikëve

Ngritet aktakuzë ndaj një personi në Prizren për posedim dhe shitje të narkotikëve
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.Sh., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri A.Sh., me datë 04.11.2021, rreth orës 19:30 në Prizren, pa autorizim posedon me qëllim të shitjes apo shpërndarjes substanca apo preparate, të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, substancë psikotrope apo substanca analoge në atë mënyrë që, pas zbatimit të Urdhër-Kontrollit nga Policia e Kosovës në shtëpinë e tij, në Prizren, arrijnë të gjejnë dëshmitë si në vijim:


– Shtatëmbëdhjetë (17) qese të vogla plastike të cilat dyshohet se përmbajnë substancë narkotike të llojit kokainë, gjithsej me peshë prej 10.8 gram;

– Një (1) peshore e vogël digjitale me mbishkrim “Constant 14192-616C’’;

– Para të gatshme 2×5 euro; 1×10 euro dhe një fishek i pistoletës, të cilat dëshmi janë sekuestruar nga ana e policisë.

Në këtë mënyrë, i pandehuri i lartëcekur ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge“ nga neni 267 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit. ​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

Lajme
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kalo në kategori