Ngrënia e darkës në orët e vona e rritë rrezikun e kancerit të prostatës dhe gjirit
Nëse e hani darkën vonë, ju ia rritni vetes rrezikun për t’i zhvilluar dy lloje vdekjeprurëse të kancerit – kanë paralajmëruar ekspertët.
Gjithashtu edhe nëse nuk i lini të paktën dy orë mes shujtës së fundit dhe gjumit, ju i rritni shanset për t’i zhvilluar këto dy lloje të kancerit – pra të prostatës dhe të gjirit, transmeton Telegrafi.
Sipas Institutit të Barcelonës për Shëndet Global, orari kur i hani shujtat mund të ndikojë në aftësinë e trupit për ta përpunuar ushqimin.
Ata kanë zbuluar se personat që hanë darkë para orës 21:00 ose dy orë para se të flenë janë 20% më pak të prirë të zhvillojnë sëmundje të ndryshme.
Shkencëtarët kanë analizuar dietën dhe stilin e jetesës të 621 pacientëve me kancer në prostatë, të 1,205 njerëzve me kancer të gjirit dhe të një grupi prej 2,193 njerëzve që nuk kishin pasur kancer.
Ata që e kishin konsideruar veten si “njerëz të mëngjesit” e jo si “njerëz që rrinë zgjuar deri në orët e vona” kishin pasur 33% rrezik më të ulët nëse kishin ngrënë më herët.
Kanceri i prostatës dhe i gjirit janë në mesin e sëmundjeve që ndërlidhen ngushtë me një orar të punës në mbrëmje dhe me çrregullim të orës së trupit.
Ndonëse më parë një nga këshillat për parandalimin e kancerit ka qenë kujdesi në mënyrën e të ushqyerit, tani ekspertët bëjnë thirrje të keni kujdes se edhe kur hani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'