LAJMI I FUNDIT:

N’Golo Kante u përjashtua për herë të dytë në karrierën, pas ndërhyrjes horror në Koulibalyn

N’Golo Kante u përjashtua për herë të dytë në karrierën, pas ndërhyrjes horror në Koulibalyn

N’Golo Kante u përjashtua me karton të kuq gjatë ndeshjes së Al-Ittihad në Ligën e Kampionëve të Azisë, vetëm për herë të dytë në karrierën e tij.

Skuadra e francezit humbi 2-0 nga Al-Hilal kur 32-vjeçarit iu tregua kartoni i kuq pas 66 minutash lojë –  pas një vendimi të VAR që vendosi që ai duhet të përjashtohej për një ndërhyrje të rrezikshme në mes të fushës.


Kante nuk mori një karton të kuq gjatë karrierës së tij në Ligën Premier si lojtar i Chelseat dhe Leicester Cityt, por nuk ishte në gjendje të shmangte ndëshkimin për ndërhyrjen në ndeshjen e parë të çerekfinales.

Francezi bëri një ndërhyrje brutale ndaj ish-bashkëlojtarit tek Blutë, Kalidou Koulibaly, për t’u përjashtuar më pas.

Al-Hilal është në krye të tabelës së Ligës Pro Saudite me 62 pikë, nëntë më shumë se rivalët e tyre më të afërt Al-Nassr, ndërsa fituesi i titullit të vitit të kaluar Al-Ittihad mbetet në vendin e pestë me vetëm 37 pikë në emër të tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori