LAJMI I FUNDIT:

Ngjyrat më të mira të mureve për çdo dhomë

Ngjyrat më të mira të mureve për çdo dhomë

Kur ndryshoni ngjyrat e mureve, mbase nuk do të jetë keq të merrni parasysh faktin që nuancat e ndryshme ndikojnë në humorin e mirë.

Studimi në të cilin kanë marrë pjesë 745 kandidatë, ka zbuluar se cilat ngjyra si ndikojnë në emocionet tona, ndërkaq në harmoni me këtë po ju tregojmë se me cilat ngjyra do të duhej ta ngjyrosni banesën, transmeton Telegrafi.


Dhoma e ditës

“Pasi që ajo është vendi ku kalojmë kohën me familjen tonë, klientët shpesh dëshirojnë që atmosfera në atë hapësirë të jetë qetësuese dhe relaksuese”, thotë disenjatorja e enterierit Grace Garrett.

“Nuk është befasuese që për këtë shkak më së shpeshti zgjedhin nuanca pasteli për dhomën e ditës”.

Kuzhina

Nëse dëshironi të jeni në humor të mirë dhe pozitiv, nuk do të gaboni nëse zgjidhni nuancën e verdhë. Nuanca e verdhë dhe e ngjyrës së portokalltë, si edhe ndonjë ngjyrë rozë, janë treguar që na ndihmojnë të jemi në humor më të mirë.

“Shfrytëzoi në mënyrë të mençur këto nuanca, mendoni për hapësirat e vogla, format e pikturuara apo ngjyrosjen e ndonjë muri me këto ngjyra”, këshillon disenjatorja.

Dhoma e gjumit/banja

Kur është fjala për dhomën e gjumit, dëshironi që aty të ndiheni të relaksuar dhe rehat. Edhe pse me siguri nuk do të supozonit që tonet e errëta mund t’ju përmirësojnë humorin, ndonjëherë edhe munden.

Ngjyra e errët dhe e hirtë, thotë disenjatorja, ndihmojnë që të ndiheni rehat dhe të relaksuar në dhomën e gjumit.

“Megjithatë, ajo që duhet ta keni parasysh është që nuancat e errëta mund të bëjnë që hapësira të duket më e vogël”, thotë Garrett.

“Nëse muret e errëta nuk janë opsion për ju, mund të mendoni për ngjyrosjen e derës me ngjyrë të zezë ose për ngjyrosjen e disa mureve në nuancë të errët”.

Disenjatorja e enterierit thotë që banja është hapësirë ideale për ngjyrë më të errët.

“Fjala është për hapësirat ku kaloni shumë kohë, por gjithsesi ngjyrat mund të kenë ndikim”, thotë ajo dhe këshillon të provoni ngjyrën e zezë, ngjyrën e errët dhe të hirtë apo tonet e errëta të ndonjë ngjyre tjetër. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Bionde apo zeshkane? 9 gjërat që meshkujt mendojnë për flokët tuaj

Bionde apo zeshkane? 9 gjërat që meshkujt mendojnë për flokët tuaj

Lifestyle
Kalo në kategori