LAJMI I FUNDIT:

Ngjyra ultra e bardhë mund të zvogëlojë nevojën për kondicionerë

Ngjyra ultra e bardhë mund të zvogëlojë nevojën për kondicionerë

Shtëpitë e bardha duken “të mërzitshme” për disa, por ato mund të “shpëtojnë planetin”.

USA Today shkruan se shkencëtarët nga Universiteti Purdue kanë zhvilluar një ngjyrë ultra të bardhë që pasqyron 98.1 për qind të rrezeve të diellit ndërsa lëshon rrezatim infra të kuq. Si rezultat, sipërfaqja mbetet më e ftohtë se mjedisi dhe ngjyra e re ultra e bardhë mund të zëvendësojë në mënyrë efektive kondicionerët në disa raste.


Kjo ngjyrë e bardhë ka marrë certifikatën Guinness për “bardhësinë rekord”, dhe është shumë më efektive sesa ngjyra e thjeshtë që në fakt ngroh sipërfaqet. Një çati prej 93 metrash katrorë e lyer me bojë të bardhë të re do të jepte një fuqi ftohëse prej 10 kW fuqi ftohëse, që është më shumë në krahasim me kondicionerët e përdorur për shumicën e shtëpive.

Sot, tashmë ka ngjyra që pasqyrojnë nxehtësinë, por reflektimi i rrezeve të diellit nuk i kalon 90 për qind, dhe këto ngjyra nuk i ftojnë sipërfaqet.

Truku qëndron në përdorimin e një raporti të lartë të sulfatit të bariumit, një përbërës i përdorur shpesh për kozmetikë dhe letër fotografike, në grimca të madhësive të ndryshme. Një gamë më e gjerë e madhësive të grimcave ndihmon në shpërndarjen e më shumë spektrit të dritës, duke reflektuar kështu më shumë rrezet e diellit.

Ende nuk dihet se kur do të dalë në shitje ngjyra e re e bardhë, por ky synim ekziston. Patentat tashmë janë regjistruar, dhe e bardha duhet të bëhet një “armë” e re në luftën kundër ndryshimit të klimës.

Mund të eliminojë nevojën për kondicionerë në disa shtëpi, veçanërisht në rajone të ngrohta me shumë rrezet e diellit. Ajo gjithashtu mund të ndihmojë në zvogëlimin e emetimeve të gazit dhe konsumin e energjisë dhe të kursejë para gjatë ditëve të nxehta të verës. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Video që bëri botën të qajë - qeni i moshuar provoi çokollatën për herë të parë dhe të fundit

Video që bëri botën të qajë - qeni i moshuar provoi çokollatën për herë të parë dhe të fundit

Fun
Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Interesante
YouTuberi shënon rekord botëror duke ndërtuar aeroplanmbajtësen me telekomandë më të madhen ndonjëherë

YouTuberi shënon rekord botëror duke ndërtuar aeroplanmbajtësen me telekomandë më të madhen ndonjëherë

Interesante
Pikërisht atëherë kur mendoni se

Pikërisht atëherë kur mendoni se "dita juaj shkoi shumë keq" - shihni këto fotografi dhe ndoshta do të ndryshoni mendim

Fun
Kalo në kategori