LAJMI I FUNDIT:

Ngjyra e dyllit të veshit mund të tregojë sa të shëndetshëm jeni

Ngjyra e dyllit të veshit mund të tregojë sa të shëndetshëm jeni

Çfarë ngjyre është dylli juaj?

Dylli i veshit, kjo substancë ngjitëse është tejet e rëndësishme për trupat tanë dhe mund të na tregojë shumë gjëra për shëndetin.


Mund t’ju duket si ide gërrditëse në fillim, por herën e ardhshme që i pastroni veshët shikoni se çfarë po del jashtë.

Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë faktin se krijimi i dyllit në vesh nuk është diçka e keqe, por faktikisht krijohet nga trupat tanë me qëllim që të parandalohen bakteret dhe ndyrësirat të futen në kanalin e veshit – pra, kjo “ndyrësirë ngjitëse” i mban veshët tonë të pastër, shëndetshëm dhe funksional.

Ngjyra e dyllit: e verdhë, e lagësht dhe ngjitëse

Ky është lloji më i shpeshtë i dyllit që gjendet te të rriturit. Tekstura e lagësht dhe ngjitëse e ndihmon kanalin e veshit të thahet.

Si të largoni shpejt bllokimin e veshit nga dyllit pa përdorimin e pambukut
Lexo po ashtu Si të largoni shpejt bllokimin e veshit nga dyllit pa përdorimin e pambukut

Ngjyra e dyllit: e zezë dhe e dendur

Stresi dhe shqetësimi mund t’i shkaktojë trupat tanë të prodhojnë më shumë dyllë. Edhe djersitja e madhe mund të shpie në rritje të prodhimit të dyllit, gjë e cila mund ta bllokojë kanalin e veshit dhe të shkaktojë çrregullime të përkohshme dëgjimi.

Nëse e vëreni se ngjyra e dyllit tuaj është e zezë dhe e trashë, duhet të siguroheni t’i pastroni veshët rregullisht për të shmangur çfarëdo problemi.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori