LAJMI I FUNDIT:

Ngjitja e radhës e “Spidermanit” francez, pa mjete mbrojtëse u ngjit në kullën 190 metra të lartë

Ngjitja e radhës e “Spidermanit” francez, pa mjete mbrojtëse u ngjit në kullën 190 metra të lartë

Alen Rober, i njohur si “Spidermani” francez, në moshën 60-vjeçare nuk hezitoi të ngjitet pa kurrfarë mjete mbrojtëse në një ndërtesë mbi 190 metra të lartë në La Defence në periferi të Parisit, si shenjë proteste kundër masave anti-COVID.

Kjo është hera e 11-të në “karrierë” që 60-vjeçari ia mësyu kullës Total të lartë 190 metra, transmeton Telegrafi.

Ai zakonisht ngjitet vetëm, por t ani për herë të parë e kanë përcjell tre të rinj të moshës 21, 28 dhe 33 vjeç, të  cilët thonë se ka qenë “nderë” t’i bashkohen legjendës.

“Kjo është një ngjitje kundër COVID certifikatës, që po i nervozon të gjithë. Është shkelje e të drejtave themelore”, ka thënë Rober para se të fillonte ngjitjen.

“Me këtë ngjitje dua të nderoj edhe figurën e aktorit Jean Paul Belmond, i cili edhe vetë praktikonte ngjitjet”, ka shtuar Rober. /Telegrafi/