LAJMI I FUNDIT:

Ngjarjet sportive që nuk duhet t’i humbisni gjatë vitit 2019

Ngjarjet sportive që nuk duhet t’i humbisni gjatë vitit 2019
Foto: Marca

Viti 2018 ishte një vit me shumë ngjarje sportive, ku qershia mbi tortë ishte Kampionati Botëror në futboll ‘Rusia 2018’.

Por, ashtu si në çdo vit, edhe në vitin 2019 do të kemi shumë ngjarje sportive, ndërsa më poshtë keni mbledhur ato 11-të më të rëndësishmet:


Hendboll, 10-27 janar: Kampionati Botëror për meshkuj

Kjo ngjarje do të mbahet në Danimarkë dhe Gjermani, ndërsa kjo është herë e parë që botërori i hendbollit i organizuar Federata Ndërkombëtare e Hendbollit mbahet në dy vende.

Basketboll, 17-19 maj: Euroleague final four

Kjo do të jetë ‘Final Four’ e 32-të për kohën moderne (nga 1988 e deri më tani). ‘Final Four’ do të luhet në Fernando Buesa Arena, Spanjë.

Formula 1, 26 maj: Indianapolis 500

Fernando Alonso do vazhdojë të jetë në kërkim të suksesit dhe këtë nuk ka ngurruar ta thotë disa herë publikisht.

Futboll, 1 qershor: Finalja e Ligës së Kampionëve

Stadiumi i Atletico Madridit, Wanda Metropolitano, do të jetë nikoqir i finales së garës më të madhe për klube në futboll. Kjo është hera e pestë në histori të garës që finalja mbahet në qytetin e Madridit, ndërsa e nënta në Spanjë.

Futboll, 7 qershor – 7 korrik: Kampionati Botëror për femra

“Botërori U17 (nën 17 vjeç) është fillimi i diçkaje të madhe”, ishin fjalët e trajnerit të Spanjës, Jorge Vilda, skuadra e të cilit është një nga favoritët.

Futboll, 17 qershor – 7 korrik: Kupa e Amerikës

Kili është kampion aktual, por vështirë se do të mbrojë titullin. Kjo garë mbledh së bashku 10 federata latine dhe dy nga Azia si mysafirë: Katari dhe Japonia. Si zakonisht, Lionel Messi dhe Neymar janë yjet e kësaj ngjarje.

Neymar(Brazil) vs Messi (Argjentina) – (Foto: Pedro Vilela/Getty Images/Guliver)

Futboll, 16-30 qershor: Kampionati Evropian U21

Kjo garë mbahet në Itali dhe San Marino, vëmendja për këtë ngjarje nuk është e vogël pasi adhuruesve të futbollit gjithmonë iu pëlqen të ndjekin lojtarët e rinj.

Not, 12-28 korrik: Kampionati Botëror

Në vitet e fundit dëshira për të shikuar garat e notit është rritur shumë, kështu prite të jetë edhe në Botërorin e vitit 2019 që do të mbahet në Gwangju të Koresë së Jugut.

Basketboll, 31 gusht – 15 shtator: Kampionati Botëror

Gara do të mbahet në Kinë, ishte shtyrë nga viti 2018 në vitin 2019 dhe kjo është hera e parë që nga viti 1967 Botërori në basketboll nuk mbahet në të njëjtin vit me Botërorin në futboll. Gjithashtu është rritur numri i skuadrave, nga 24 në 32.

Atletikë, 27 shtator – 6 tetor: Kampionati Botëror

Kjo do të jetë hera e parë që një vend i Lindjes së Mesme (Katari) do të organizojë këtë garë. Për këtë edicion, maratona do të mbahen në mesnatë, gjithashtu është risi edhe debutimi i garës 4×400 metra. Vlen të theksohet se atleti më i dekoruar në histori, Usain Bolt, do të mungojë për shkak të pensionimit.

Tenis, 18-24 nëntor: Finalja e Davis Cup

Format i ri, në dy vitet e ardhshme kjo garë do të mbahet në Madrid, ndërsa pritet të gjenerojë një ndikim ekonomik rreth 40 milionë euro. Vlen të theksohet se prompter i garës do të jetë mbrojtësi spanjoll i Barcelonës, Gerard Pique. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori