LAJMI I FUNDIT:

Ngjarje e rëndë në Lezhë, vritet me mjet prerës një 14 vjeçar

Ngjarje e rëndë në Lezhë, vritet me mjet prerës një 14 vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Qarkun e Lezhës ku pas përleshjes mes dy të rinjve njëri prej tyre ka humbur jetën.

Sipas njoftimeve të para nga policia, një 15 vjeçar ka goditur me një mjet të mprehtë, bashkëvendësin e tij 14 vjeçar në Fushë Mamurras.


Si pasojë e plagëve të marra i mituri ka ndërruar jetë, ndërsa autori është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, përcjell Telegrafi.

Hetimet për zbardhjen plotë të rastit po vazhdojnë, ndërsa nga veprimet e para hetimore dyshohet se vrasja ndodhi si pasojë e një konflikti të çastit.

Njoftimi i policisë

Sot, rreth orës 20:34, është marrë njoftimi se në Fushë Mamurras në Kurbin, shtetasi A.Xh. 15 vjeç, banues në Fushë Mamurras, ka goditur me mjet prerës ( dyshohet thikë) shtetasin e mitur A.S. 14 vjeç, banues në Fushë Mamurras, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Nga veprimet hetimore dyshohet si pasojë e një konflikti të çastit.

Autori i dyshuar është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprimet e mëtejshme hetimore proçedurale, për veprën penale të kryer.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhen në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Telegrafi/