LAJMI I FUNDIT:

“Ngatërron pedalin e gazit me të frenave”, britaniku përplaset direkt me Ferrari me pesë vetura tjera të parkuara 

“Ngatërron pedalin e gazit me të frenave”, britaniku përplaset direkt me Ferrari me pesë vetura tjera të parkuara 

Shoferit të një Ferrari që u përplas direkt me pesë veturat e parkuara në kolonë, i është ndaluar të vozit për 12 muaj.

Richard Cullen pati humbur kontrollin mbi mjetin motorit, duke dëmtuar pesë vetura që ishin të parkuara njëra pas tjetrës në Romsley të Worcestershire të Anglisë.


Sikur kjo të mos mjaftonte, ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes duke u shtirur thuajse nuk ka ndodhur asgjë e keqe, transmeton Telegrafi.

Por gjykata në Birmingham njoftoi se Cullen ka pranuar se ka bërë vozitje të pakujdesshme, duke pretenduar se aksidentalisht kishte shtypur pedalin e gazit duke menduar se është i frenave.

55-vjeçari është dënuar edhe me 10 mijë funte, kurse tani do t’i duhet të punësojë ndonjë shofer apo të përdor taksi nëse dëshiron të udhëtojë me veturë.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur Cullen lëvizë me shpejtësi të madhe me Ferrari dhe godet direkt një veturë të parkuar, prapa të cilës gjendeshin edhe katër tjera që në mënyrë zinxhirore u përplasën. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Musk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla

Musk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla

Auto
Një garë tjetër e supermakinave: Lamborghini Revuelto, Ferrari SF90 apo Porsche 918?

Një garë tjetër e supermakinave: Lamborghini Revuelto, Ferrari SF90 apo Porsche 918?

Auto
Toyota bZ3C dhe bZ3X do t'i bashkohen tregut të mbushur me automjete elektrike të Kinës

Toyota bZ3C dhe bZ3X do t'i bashkohen tregut të mbushur me automjete elektrike të Kinës

Auto
U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

Auto
Mercedes hoqi dorë nga ideja e një motori të vogël me dy cilindra në klasën S

Mercedes hoqi dorë nga ideja e një motori të vogël me dy cilindra në klasën S

Auto
Chevy Camaro merr pamje tjetër pas 20 vitesh e parkuar

Chevy Camaro merr pamje tjetër pas 20 vitesh e parkuar

Auto
Kalo në kategori