LAJMI I FUNDIT:

Nga turistë në qytetarë të Shqipërisë, vlogerët norvegjezë: Këtu fitojmë para

Nga turistë në qytetarë të Shqipërisë, vlogerët norvegjezë: Këtu fitojmë para

Kanë ardhur nga Norvegjia, këtë herë për të jetuar në Shqipëri.

Janë vlogerë mjaft të njohur në vendin e tyre, por duket se famën e vërtetë po e përjetojnë këtu.


“Kur erdhëm në fillim ne nuk kishim kaq shumë ndjekës në rrjetet sociale. Kemi vetëm 2 javë në Shqipëri dhe jemi rritur më shumë se 10 mijë ndjekës. Videot tona kanë më shumë se 2 milionë shikues në vetëm dy javë që jemi këtu”, thonë John Hope dhe Haakon Barker, videokrijues.

Për ta kjo është hera e dytë që vizitojnë Shqipërinë.

Klima dhe çmimet e lira kanë qenë disa avantazhe që i sollën norvegjezët në Shqipëri.

“Ne jemi rritur në Norvegji dhe jemi mërzitur paksa me klimën atje. Këtu është më ngrohtë, mund të marrim disa rreze dielli më shumë”, shprehen ata.

Planet e tyre, janë afatgjata. Ata duan që punën e tyre ta fokusojnë në Shqipëri, në atë që ofron ky vend parë nga perspektiva e një të huaji.

“Do të fokusohemi tek filmimet tona për të ditur se çfarë të ofrojmë, të krijojmë një kontakt për Shqipërinë”, thonë vlogerët norvegjezë.

Djemtë për disa ditë do të shijojnë Tiranën, ndaj nëse i shihni në rrugë mund t’i përshëndesni dhe pse jo, të bëheni pjesë e videove të tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori