LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e Bardhë: Nuk ka indikacione se Rusia po përgatitet të përdorë armët bërthamore

Shtëpia e Bardhë: Nuk ka indikacione se Rusia po përgatitet të përdorë armët bërthamore

Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se nuk ka indikacione që Rusia po përgatitet të përdorë armët bërthamore në luftën në Ukrainë, është thënë në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë.

Vladimir Putin ka esklauar luftën shtatëmuajshe në Ukrainë, me mobilizimin ushtarak dhe paralajmërimin për përdorim të armëve bërthamore, transmeton Telegrafi.


“Çdo kërcënim për përdorim të armëve bërthamore e trajtojmë me seriozitetit, por dua të them… nuk kemi parë ndonjë arsye që të rivlerësojmë qëndrimin tonë bërthamor… sikurse nuk kemi parë indikacione që Rusia po përgatitet të përdorë armët bërthamore”, tha Jean-Pierre.

Kjo deklaratë vjen në kohën kur Kremlini njoftoi se nuk dëshiron të jetë pjesë e “retorikës bërthamore”, që sipas tyre “po shpërndahet nga Perëndimi”, pasi ishte raportuar se Rusia po përgatitet të demonstrojë gatishmërinë e saj për përdorimin e armëve bërthamore në luftën e Ukrainës.

Në anën tjetër në Moskë, nga Dmitry Medvedev e deri te Putini, kanë kërcënuar haptazi se do të përdorin armët bërthamore në Ukrainë.

E kjo e dëshmon edhe njëherë pretendimin e komunitetit të inteligjencës perëndimore, se lufta në Ukrainë nuk është duke shkuar sipas planit të Putinit, i cili e di se vendi i tij po pëson humbje të mëdha. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Kalo në kategori