LAJMI I FUNDIT:

Nga plaçkitjet e dyqaneve, shtëpive e deri te vjedhjet e vezëve dhe pulave – ushtria ruse në Ukrainë po vazhdon të shpërfaqë fytyrën e vërtetë

Nga plaçkitjet e dyqaneve, shtëpive e deri te vjedhjet e vezëve dhe pulave – ushtria ruse në Ukrainë po vazhdon të shpërfaqë fytyrën e vërtetë

Forcat e armatosura të Ukrainës në profilin e tyre zyrtar në Twitter, kanë publikuar fotografitë e një ushtaraku rus të zënë rob, për të cilin pretendohet se kishte pasur të veshura brekë dhe çorape të ushtrisë ukrainase.

E pothuajse një muaj që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, një sërë videosh të ushtarëve rusë janë publikuar në Twitter, ku në mungesë të ushqimit dhe pajisjeve por edhe nga dëshira e madhe, janë parë duke plaçkitur civilët dhe kryer vjedhje në dyqane dhe pompat e derivateve, transmeton Telegrafi.


Videot janë shpërndarë nëpër rrjete sociale nga gazetarët e deri të qytetarët e politikanët ukrainasë. Ishte zëdhënësi i ministrisë së Punëve të Jashtme i Ukrainës, Oleg Nikolenko, që publikoi videon e mjetit të blinduar rus të parkuar pranë një pompe të derivateve.

Ukraina tregon numrin e ushtarëve rusë të vrarë, si dhe atë të makerinerisë luftarake të shkatërruar
Lexo po ashtu Ukraina tregon numrin e ushtarëve rusë të vrarë, si dhe atë të makerinerisë luftarake të shkatërruar

Nga ky mjet u panë duke dalë ushtarët rusë që u fut në dyqan dhe filluan të vjedhin gjithçka që kishte nëpër rafte. E zëdhënësi me një dozë ironie shkroi “ushtria e dytë më e fortë në botë”.

Në Twitter janë publikuar edhe video tjera nga qyteti Kharkiv, ku shihen ushtarët rusë duke vjedhur nëpër apartamente, duke marrë me vete pajisje si televizorë dhe mikrovalë. Sikur kjo të mos mjaftonte, ata janë filmuar në një fshat në Ukrainë duke vjedhur pula dhe vezë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Bosnja

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori