Ylli i Arsenalit, Martin Odegaard pësoi një dëmtim gjatë detyrës ndërkombëtare me Norvegjinë dhe nuk po duket mirë.

Skanimet e fundit sugjerojnë se kapiteni i Arsenalit mund të jetë jashtë fushës deri në tetë javë për shkak të dëmtimit të ligamentit të kyçit të këmbës.


Kjo do të thotë se Odegaard do të mungojë gjatë gjithë rrugës deri në pushimin ndërkombëtar të nëntorit, duke humbur rreth 12 ndeshje.

Por, cilat janë ndeshjet e Arsenalit që mund të mungojë Odegaard në formacionin e trajnerit Mikel Arteta.

odegaard 1

Shtator22 shtator (e diel) - Manchester City 25 shtator (e mërkurë) - Bolton – EFL Cup 28 shtator (e shtunë) - Leicester CityTetor1 tetor (e martë)  - Paris Saint-Germain 5 tetor (e shtunë) - Southampton 19 tetor (e shtunë) - Bournemouth 22 tetor (e martë) — Shakhtar Donetsk 27 tetor (e diel) - Liverpool 30 tetor (e mërkurë)  - përballje e mundshme e raundit të katërt të EFL CupNëntor2 nëntor (e shtunë) - Newcastle United 6 nëntor (e mërkurë) - Inter 10 nëntor (e diel) 10 - Chelsea /Telegrafi/

telegrafi sport app