LAJMI I FUNDIT:

Nga Olimpico në Cardiff, rruga e Juves drejt tripletës

Nga Olimpico në Cardiff, rruga e Juves drejt tripletës

Tifozët më optimistë të Juventusit nuk do ta kishin menduar që në sprintin e fotofinishit të këtij sezoni futbollistik, “Zonja e Vjetër” të diskutonte plot 3 trofe.

Në 24 ditët e ardhshme, bardhezinjtë mund të rishkruajnë një pjesë të historisë duke provuar të barazojnë trisin perfekt që Inter materializoi nga 5 deri në 22 Maji i 2010, duke e bërë këtë me 3 trofe.


Në kampionatin italian skuadra e trajnerit Alegri nuk ndalet drejt titullit të gjashtë radhazi e për këtë do të mjaftojë një barazim të dielën në darkë kundër Romës.

Lajmet e fundit rreth finales Cardiff 2017
Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth finales Cardiff 2017

Por jo vetëm kaq, adrenalina e juventinëve vazhdon të shtohet nga java në javë, sidomos me ethet e Champions League ku do të diskutojë finalen e 3 qershorit në Cardiff. Mes këtyre sfidave në kalendar një tjetër takim i rëndësishëm si finalja e Kupës së Italisë ndaj Lazios.

Kështu në më pak se një muaj Zonja e Vjetër do të ketë në duar fatin e një misioni që nuk është i pamundur, sidomos kur mendon karakterin dhe qëndrueshmërinë, përveç eksperiencës së madhe. Një pikë të dielën ndaj Romës do t’i garantonte sigurinë matematikore për një titull të merituar, por oreksi i bardhezinjve ka fokusin kryesor te Kupa me veshë të mëdhenj.

Në 3 qershor në stadiumin e Kardifit, luhet dhe një pikëtakim me tifozët supersticiozë. Që nga viti 1989, një skuadër italiane arrin të fitojë Champions çdo 7 vjet. Ndodhi me Milanin, me Interin e të gjithë në Apenine, tani shpresojnë se do të jetë radha e Juventus. /TCH/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori