LAJMI I FUNDIT:

Nga një nxënës pranë motrave të tij, deri tek një ‘lundrues në hapësirë’: Jeta e jashtëzakonshme e Stephen Hawking – përmes fotografive (Foto)

Nga një nxënës pranë motrave të tij, deri tek një ‘lundrues në hapësirë’: Jeta e jashtëzakonshme e Stephen Hawking – përmes fotografive (Foto)

Stephen Hawking ishte një nga kozmologët më të mirënjohur në botë, një mrekulli mjekësore, dhe ndoshta një nga njerëzit që u mor më së shumti edhe me galaktikën.

Pasi u diagnostikua me një formë të rrallë të sëmundjes neurone motorike në 1964 në moshën 22 vjeç, atij iu dha vetëm disa vjet për të jetuar.


Megjithatë, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, përkundër të gjitha pretendimeve të mjekëve, profesor Hawking festoi 70 vjetorin e tij gati gjysmë shekulli më vonë, si një nga shkencëtarët më të shkëlqyer dhe më të famshëm të epokës moderne.

Stephen Hawking dha frymën e tij të fundit sot – por a besonte gjeniu në Zot?
Lexo po ashtu Stephen Hawking dha frymën e tij të fundit sot – por a besonte gjeniu në Zot?

Ai vdiq sot në shtëpinë e tij në Kembrixh, në moshën 76 vjeç, dhe fjalë të mëdha për kontributin e tij kanë ardhur nga e gjithë bota.

Ndërkohë, mediat kanë publikuar fotografi, në të cilat thuhet se paraqitet jeta e tij si një nxënës, pranë motrave të tij, deri tek “lundrues në hapësirë”.

Professor Stephen Hawking & wife Jane (DIVORCED) with children Robert, Lucy & Tim.