LAJMI I FUNDIT:

Nga Muslija te Rrahmani e Beka – paraqitja e legjionarëve në fundjavë në arenën evropiane

Nga Muslija te Rrahmani e Beka – paraqitja e legjionarëve në fundjavë në arenën evropiane

Futbollistët shqiptarë kanë pasur një tjetër javë të mbarë në skuadrat evropiane ku paraqiten me klubet e tyre.

Nuk kanë munguar golat e rëndësishëm dhe asistimet duke qenë protagonist në fitoret e ekipeve të tyre. Telegrafi në bashkëpunim me SofaScoren sjell pesë futbollistët nga Kosova me notat më të larta që kanë marrë këtë fundjavë.


Qendërmbrojtësi kosovar Ismajl Beka ka marrë notën më të lartë 8,6 pasi ishte fantastik në fitoren e skuadrës së tij Luzernit në udhëtim te Grasshopper 0-1.

Beka luajti 90 minuta duke pasur katër ndërprerje të aksioneve, katër spastrime, gjashtë duele të fituara dhe katër gjuajtje të bllokuara.

Fantastik ka qenë edhe Florent Muslija ku ka realizuar gol në humbjen që skuadra e tij e pësoi 1-2 nga Kaiserslautern. Muslija mori notë 8,4 pasi ishte më i miri te skuadra e tij, por që në fund pësuan humbje.

Ka qenë debutim ëndrrash për Albion Rrahmanin me Rapidin e Bukureshtit, që fituan në udhëtim te Craovia me rezultat 3-5. Ish-anëtari i Ballkanit luajti për 45 minuta duke realizuar dy gola dhe duke marrë notë 8.4

Bëri debutim ëndrrash, Rrahmani ka një dedikim të veçantë për dy golat e tij
Lexo po ashtu Bëri debutim ëndrrash, Rrahmani ka një dedikim të veçantë për dy golat e tij

Me notë të lartë 8,2 u vlerësua edhe Atdhe Nuhiu në fitoren e skuadrës së tij Altach 0-3 në udhëtim te Austria Lustenau.

Paraqitje fantastike ka pasur edhe Samir Ramizi që ishte vendimtar me dy asistime në 10 minuta të luajtura për Winterthurin në fitoren 2-5 në udhëtim te Laussane. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë

"Ky është qëllimi im personal" - Ylli i harruar nga Real Madridi i dërgon një mesazh të fuqishëm klubit spanjoll

Serie A
E kishin ndarë dhomën së bashku sa ishin në të njëjtin klub, Mirlind Daku e befason me një dhuratë Lumbardhin në Big Brother VIP Kosova

E kishin ndarë dhomën së bashku sa ishin në të njëjtin klub, Mirlind Daku e befason me një dhuratë Lumbardhin në Big Brother VIP Kosova

Ndërkombëtare
Sondazh: ‘Lojtari i Vitit 2023’ nga lexuesit e Telegrafit

Sondazh: ‘Lojtari i Vitit 2023’ nga lexuesit e Telegrafit

Superliga
UEFA identifikon ndeshjen me rrezikshmëri të lartë për Euro 2024 - tifozët e këtij vendi janë

UEFA identifikon ndeshjen me rrezikshmëri të lartë për Euro 2024 - tifozët e këtij vendi janë "kafshë"

Përfaqësueset
Barcelona mund ta shes Alejandro Balden, por vetëm me një kusht

Barcelona mund ta shes Alejandro Balden, por vetëm me një kusht

La Liga
Fitoi çmimin 'Golden Boy', Bellingham befason të gjithë duke zbuluar idhullin e tij

Fitoi çmimin 'Golden Boy', Bellingham befason të gjithë duke zbuluar idhullin e tij

La Liga
Kalo në kategori