LAJMI I FUNDIT:

Nga migrena deri te dhimbja e shpinës: Simptomat shëndetësore që nuk duhet t’i injoroni

Nga migrena deri te dhimbja e shpinës: Simptomat shëndetësore që nuk duhet t’i injoroni

Injorimi i simptomave të zakonshme është diçka të cilën shumica e njerëzve e bëjnë

Reklama

“Nuk jam i/e sëmurë. Do të shërohem. Thjesht sot jam pak më keq” janë disa nga frazat të cilat ia thoni vetvetes për ta bindur trupin se jeni në epitomin e shëndetit.

Por, ekspertët thonë ndryshe! Doktorët tregojnë se disa nga simptomat e zakonshme nuk bën t’i injoroni, transmeton Telegrafi.

Diarreja

Diarreja mund të bëhet serioze kur zgjat më shumë se disa ditë ose kur e keni rregullisht. Udhëzimet e britanikëve thonë se humbja e tepërt e ujit në jashtëqitjen tuaj mund të shpijë në dehidratim, gjë e cila mund të bëhet serioze nëse nuk trajtohet menjëherë.

Nëse vazhdimisht jeni duke vjellë, keni humbur peshë dhe po keni probleme me gjumë, urgjentisht duhet të këshilloheni me doktorin.

Lodhja

Ndonjëherë problemet shëndetësore mund ta shkaktojnë lodhjen, prandaj është mirë të zhvilloni një bisedë për t’i sqaruar gjërat mirë.

Lodhja është një nga simptomat më të zakonshme të diabetit sepse trupi shfrytëzon shumë energji për t’u ballafaquar me ndryshimet në nivelet e sheqerit në gjak.

Disa probleme tjera mjekësore që simptomë e kanë lodhjen janë anemia, problemet me gjëndrat tiroide, sëmundjet e zemrës, menopauza dhe depresioni.

Migrena

Kur përjetoni migrena të shpeshta duhet të këshilloheni me doktorin për të marrë tretman më të mirë.

Kapsllëku

Ashpërsia e kapsllëkut mund të dallojë, dhe me siguri e përjetoni vetëm për një kohë të shkurtë, por ndonjëherë mund të kthehet në sëmundje kronike nëse vazhdon për periudha të gjata. Kapsllëku afatgjatë mund të zhvillojë hemorroidet.

Dhimbjet në pjesën e poshtme të shpinës

Shpeshherë dhimbja lehtësohet brenda pak ditëve apo javëve, por gjithmonë është mirë të konsultoheni me një specialist për t’u siguruar, e posaçërisht nëse keni shumë dhimbje. Dhimbja e shpinës është diçka të cilën njerëzit e injorojnë.

Por, dhimbja e tillë e vazhdueshme, e shoqëruar me simptoma tjera, mund të jenë shenjë se ndonjë nerv është bllokuar apo keni irritim të nervave. Prandaj është e rëndësishme ta vizitoni specialistin për ta zgjidhur problemin, sepse injorimin mund të shkaktojë dëme të përhershme. /Telegrafi/

Në trend Shendetesi

Më shumë
Urth apo sulm në zemër? Ja kur duhet të kërkoni ndihmë urgjente mjekësore për shkak të dhimbjes së barkut

Urth apo sulm në zemër? Ja kur duhet të kërkoni ndihmë urgjente mjekësore për shkak të dhimbjes së barkut

Shëndetësi
Çfarë është ‘hija e vetvetes’: Si ta pranoni atë

Çfarë është ‘hija e vetvetes’: Si ta pranoni atë

Psikologji
A mjaftojnë pesë orë gjumë gjatë natës për t’u ndjerë mirë?

A mjaftojnë pesë orë gjumë gjatë natës për t’u ndjerë mirë?

Shëndetësi
Kujdes! Valët Wi-Fi mund të ndikojë në fertilitetin mashkullor për këto arsye

Kujdes! Valët Wi-Fi mund të ndikojë në fertilitetin mashkullor për këto arsye

Shëndetësi Lajme
Të gjithë mendojnë se është normale, por mund të jetë një simptomë e një sëmundjeje kronike: Shikoni bërrylin sa më parë

Të gjithë mendojnë se është normale, por mund të jetë një simptomë e një sëmundjeje kronike: Shikoni bërrylin sa më parë

Shëndetësi
Cilat janë simptomat e sëmundjes së legjionarëve, me të cilat mund të infektoheni kur derdhet uji nga çezma apo dushi?

Cilat janë simptomat e sëmundjes së legjionarëve, me të cilat mund të infektoheni kur derdhet uji nga çezma apo dushi?

Shëndetësi
Kalo në kategori