Paga milionere, jetesë më shumë sesa thjesht luksoze, por edhe fiksime prej jashtëtokësorësh.
Tashmë me kohën, media ka gjetur kanalet për të monitoruar jetën e futbollistëve, në vazhdimësi dhe për një periudhë të gjatë, duke zbuluar gjithashtu detaje më se absurde në lidhje me stilin e tyre të jetesës dhe pasionet e tyre më të fshehta.
Ajo që veçon njerëzit “normalë” nga kampionët e sportit të të gjithë botës, nuk janë vetëm “vagonët” me para që ata fitojnë çdo muaj dhe derdhin në llogaritë e tyre të fryra bankare, por distanca që këta krijojnë me realitetin dhe njëkohësisht me nevojat e njerëzve që fitojnë vetëm pak mijëra euro për të çuar jetën përpara, janë shfrenimet e tyre gati utopike, disa dëshira që realisht pak kush mund t’i kuptojë, transmeton PanoramaSport.
Dhe pikërisht në këtë aspekt, media botërore ka “gërmuar” në jetën e disa prej kampionëve të futbollit duke zbuluar disa prej shpenzimeve më të çmendura që ata kanë bërë ndër vite. Disa prej më të pashpjegueshmeve janë listuar më poshtë:
Linel Messi
Sa herë, qoftë edhe në jetën tonë “normale”, mund të ketë ndodhur që të kemi pasur fqinj të zhurmshëm dhe të mërzitshëm? Disa herë, por mesa duket kjo u ndodh edhe futbollistëve, pavarësisht se vilat e tyre mund të kenë përreth një “park kombëtar” prej disa qindra metrash, që pak kush mund t’ia lejojë vetes.
Por edhe pse e gjithë kjo distancë nga ata që kishte përreth, Lionel Mesi vendosi që zhurmën e shpeshtë që ata i bënin, ta blinte me para… Pikërisht kështu, sulmuesi i Barcelonës vendosi t’ia blejë shtëpinë fqinjëve të tij dhe ta lërë bosh edhe sot e kësaj dite, vetëm për të shijuar qetësinë që kërkonte në banesën e tij.
Wayne Rooney
Ai sapo ka lënë Manchester Unitedin për t’u rikthyer në shtëpi, në Liverpool, por në radhët e klubit të Evertonit, aty ku u rrit. Natyrisht që kjo lëvizje nuk ia ka shfryrë aspak portofolin, sepse ai që kërkon të ketë Rooney në skuadër duhet të paguajë, edhe pse duke parë fitimet dhe shpenzimet e tij ndër vite, nuk është se disa mijëra euro më pak mund të bëjnë diferencën.
Gjithsesi, një prej shpenzimeve të tij më të çmendura ndër vite ishte blerja e një kali të quajtur Tomuej, për të dhe për bashkëshorten e tij, një shpenzim ky i shoqëruar së bashku me kontraktimin e një terapisti që të punonte me menaxhimin dhe zbutjen e egërsisë së kësaj kafshe.
Kjo për arsyen se, kali, që në ditën e parë që përfundoi në stallën e Rooneyt, i theu hundën një prej instruktorëve. Për këtë arsye, sulmuesi i kombëtares angleze u detyrua që ta bënte më të madh shpenzimin e tij për të gjetur njeriun e duhur për të zbutur Tomuejin.
Zlatan Ibrahimovic
Fakti që gjiganti suedez e krahason veten me Zotin, kjo është diçka e ditur tashmë, pasi e konfirmoi personalisht në një intervistë, gjatë periudhës që ishte në Francë. Por, pak e dinë që sulmuesi suedez është bërë prej vitesh pronari i një kishe evangjeliste në Stokholm.
Por çfarë i duhet Ibrës një kishë e vjetër që nuk funksiononte prej vitesh? E thjeshtë, do ta shndërrojë në një vend banimi, pse jo në një shtëpi, të cilën mund ta lëshojë edhe me qira, për të nxjerrë ndër vite shpenzimin e bërë.
Gjithsesi, ky nuk është një nga shpenzimet absurde të sulmuesit 36-vjeçar, sepse ai është gjithashtu pronari i një pylli në Suedi, prej disa mijëra hektarësh, të cilin e shfrytëzon jo vetëm për të bërë gjueti, por në të njëjtën kohë për të vënë në aksion edhe disa hobi të tjerë personalë, si të bërit ski gjatë periudhës së dimrit dhe xhirot e gjata me motorët e dëborës.
Mario Balotelli
Janë të paktë ata që nuk e njohin tashmë Mario Balotelin dhe teksa e sheh nga jashtë dhe ke dëgjuar për jetën e tij, është normale që të dish se pasioni i tij më i madh, janë makinat dhe dëfrimi.
Për këtë arsye, mes makinave sportive dhe disi të çuditshme, si për shembull një Bentley me ngjyrat e kamuflazhit ushtarak, apo edhe fishekzjarrëve, të cilat ia lejon vetes që t’i ndezë edhe brenda shtëpisë së banimit, kuptohet pse pagat që ai përfitonte dhe stadi i skuadrave ku luan ka ardhur në rënie.
Gjithsesi, kur vendosi që të blejë një derrkuc të vogël, pas sezonit falimentar me Liverpoolin, Balotelli kërkoi që të përfaqësohet dhe të bëjë një lloj autokritike për tifozët e kuq, duke i dhënë fillimisht derrkucit epitetin e sulmuesit (striker) dhe më pas atë të fermerit, në xhiron e pak ditëve.
John Terry
Ish-kapiteni i Cheleat, sot e kësaj dite pjesë e klubit të Aston Vilass, duke pasur një kontratë që e kushtëzonte për të respektuar dhe frenuar disa prej aktiviteteve të tij më të dashura, si për shembull pasionin për të bërë ski, vendosi që të blejë një udhëtim “imagjinar” në mal, për atë dhe familjen e tij, vetëm për të prekur dëborën, por kurrsesi për të vënë skitë në këmbë, por për të vrapuar mbi rrugët e mbuluara nga bardhësia.
E thënë ndryshe, është njësoj sikur të blesh dhe të kesh në garazh një Ferrari, por çdo mëngjes, të marrësh autobusin për të shkuar në punë…
Cristiano Ronaldo
Mjaftoi kjo që shumëkush ta konsideronte mendjemadh dhe arrogant. Kur CR7 zbuloi se në Madrid do të hapej një ekspozitë e statujave prej dylli, fenomeni i Realit të Madridit pagoi 20 mijë paund (22.37) për të pasur një të personalizuar, të realizuar në Portugali.
Për më shumë, ajo u kurua nga stilisti i tij personal, i cili çdo muaj, ende sot e kësaj dite, shkon në ekspozitë për të azhornuar statujën me ndryshimet që mund të ketë pësuar Ronaldo në pamjen e tij fizike. Një çmenduri…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/slot-380x233.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq
![Zbulohet arsyeja se pse skautët e Juventusit shikuan ndeshjen Feyenoord-Milan dhe do ta bëjnë sërish pas një jave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hacko-1-380x233.jpg)
Zbulohet arsyeja se pse skautët e Juventusit shikuan ndeshjen Feyenoord-Milan dhe do ta bëjnë sërish pas një jave
![Neymar dëshiron të rikthehet në formë dhe të luajë përsëri për Barcelonën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/neymar-380x233.png)
Neymar dëshiron të rikthehet në formë dhe të luajë përsëri për Barcelonën
!['Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vinicius-780x439.png)
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior
![Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/perez-780x439.jpg)
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi
![Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xavi-deco-780x439.png)
Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona
![CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/rumani-kosove-780x439.jpg)
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën
![Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collina-2-780x439.jpg)
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002
![Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/henry-780x439.jpeg)
Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi