LAJMI I FUNDIT:

Nga këtu filloi rrugëtimi i lirimit të të arrestuarve në rastin ”Sopoti” (Video)

Nga këtu filloi rrugëtimi i lirimit të të arrestuarve në rastin ”Sopoti” (Video)

Maqedonia ka filluar të ”shijojë” punën e Prokurorisë Speciale Publike dhe kjo u vërejt nga vendimi për të liruar nga akuza të pandehurit për terrorizëm në rastin ”Sopoti”, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Gjatë bisedës mes Sasho Mijallkov dhe Gordana Jankulloska dëgjohet biseda mes tyre për ujditë politike me BDI-në që kërkonte lirimin e tyre. Jankulloska i thotë Mijallkovit, ”punë shqiptarësh, pak nga pak, i marrin gjërat në dorë”


Mijalkov ia kthen se ata po dergjen burgjeve ndërsa Jankulovska i thotë se në ministri nuk kanë pasur dokumente.

”E kanë bërë me dajak që të kenë faj ata që janë në burg” thotë Jankulloska.

Mijallkov nga ana tjetër insiston që të mos kërkojnë dëmshpërblim nëse lirohen nga burgu.

E gjithë kjo ishte në vitet e OBRM-PDUKM-së, kur nuk varej shumë nga faktori shqiptar në Qeveri, pasi i kishte numrat.

Por, dje, pas gjykimit Katica Janeva e Prokurorisë Speciale Publike tha për këtë rast “Kemi analizuar provat dhe “bombat” në këtë lëndë, mendojmë se është e drejtë që të tërheqim aktakuzën, pasi nuk ka prova të mjaftueshme se të akuzuarit kanë kryer veprën për të cilën ngarkohen” tha Janeva. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori