LAJMI I FUNDIT:

Nga imazhet e rrjedhura së fundmi zbulohet dizajni i Samsung Galaxy Z Fold5

Nga imazhet e rrjedhura së fundmi zbulohet dizajni i Samsung Galaxy Z Fold5

Samsung Galaxy Z Fold5 thuhet se do të arrijë më herët se sa pritej dhe ndërsa ende nuk kemi dëgjuar asgjë për të nga konglomerati korean, dhe falë OnLeaks sapo morëm pamjen tonë e parë të Galaxy Z Fold5, i cili ndau një video 360 shkallëshe me imazhet me rezolucion 5K të telefonit të palosshëm.

Samsung Galaxy Z Fold5 duket pothuajse identik me paraardhësin e tij Fold4, dhe në shikim të parë, mund të mos jeni në gjendje t’i dalloni dy telefonat.


Sidoqoftë, pas një inspektimi më të afërt, mund të vëreni se blici LED i vendosur brenda pjesës së kamerave në Galaxy Z Fold4 tani ndodhet në anën e djathtë të kamerës së sipërme në Galaxy Z Fold5, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.

Burimi thotë se Samsung Galaxy Z Fold5 do të ketë përmasat 154.9 x 129.9 x 6.3mm kur të shpaloset dhe 154.9 x 67.1 x 13.5 mm kur të paloset. Trashësia e telefonit do të jetë 13.4mm në gjendje të palosshme.

Nëse bëjmë një krahasim, Fold4 kishte përmasa 155.1 x 67.1 x 14.2-15.8mm kur palosej dhe 155.1 x 130.1 x 6.3mm kur shpalosej. Reduktimi i trashësisë së Fold5 kur paloset mund t’i atribuohet mekanizmit të ri të nyjës.

Burimi pohon gjithashtu se ekrani i palosshëm i Galaxy Z Fold5 do të ketë ekran të brendshëm me diagonale prej 7.6 inç, ndërsa diagonalja e ekranit të jashtëm do të jetë 6.2 inç, duke vërtetuar thashethemet e mëparshme.

Ekrani i Fold4 pati gjithashtu të njëjtën matje, por duke qenë se Fold5 vjen me dimensione të reduktuara, kornizat e këtij telefonit do të jenë më të holla.

Samsung Galaxy Z Fold5 thuhet se do të dalë zyrtarisht në korrik së bashku me Galaxy Z Flip5, kështu që në javët e ardhshme do të ketë më shumë informata rreth këtyre telefonave inteligjentë të palosshëm. /Telegrafi/