LAJMI I FUNDIT:

Nga fitorja në ndeshjen e parë deri tek atmosfera, përgatitjet dhe synimi për ndeshjen kthyese – Armend Thaqi flet për të gjitha

Nga fitorja në ndeshjen e parë deri tek atmosfera, përgatitjet dhe synimi për ndeshjen kthyese – Armend Thaqi flet për të gjitha

Armend Thaqi është njëri nga lojtarët më të mirë dhe më vendimtar të Ballkanit në ndeshjet evropiane të këtij edicioni. Mbrojtës i djathtë 30-vjeçar ka folur në një intervistë për Telegrafin në lidhje me fitoren e ndeshjes së parë, por edhe atmosferën, përgatitjet dhe për synimet e klubit therandas.

Ballkani është vetëm edhe një hap drejt rishkrimit të historisë së futbollit kosovar, duke u kualifikuar përsëri në grupet e Ligës së Konferencës.


Kampioni i Kosovës fitoi ndeshjen e parë të fazës “play-off” ndaj BATE Borisov me rezultat të thellë 4-1, para tifozëve shqiptarë në stadiumin Fadil Vokrri”.

Golat në këtë fitore të madhe të therandasve i shënuan Bajram Jashanica (31’), Bleart Tolaj (58’, 66’) dhe Armend Thaqi (89’).

Është pikërisht shënuesi i golit të katërt dhe asistuesi njërit gol të Tolajt, Thaqi, i cili ka folur në një intervistë për Telegrafin, në lidhje me fitoren e ndeshjes së parë, por edhe atmosferën, përgatitjet dhe për synimet e klubit therandas.

Thaqi ka treguar se ekipi është i motivuar maksimalisht pas fitores në ndeshjen e parë dhe presin ta arrijnë qëllimin duke u kualifikuar në grupe të Ligës së Konferencës.

“E treguam një ndeshje të madhe dhe mendoj që na ka ngrit motivimin shumë lartë ajo paraqitje që patëm”, ka thënë fillimisht Thaqi për Telegrafin.

“Atmosfera në ekip është super, vetëm se kemi edhe 90 minuta dhe pastaj kemi kohë për pushim dhe për gjithçka tjetër”.

“Përgatitjet për ndeshjen kthyese kanë ecur shumë mirë dhe jemi gati edhe për 90 minuta tjera për me arrit qëllimin e madh, kualifikimin në grupe të Ligës së Konferencës”.

Ndeshja kthyese ndaj BATE-s në Hungari – Ballkani afër fazës së grupeve dhe miliona eurove
Lexo po ashtu Ndeshja kthyese ndaj BATE-s në Hungari – Ballkani afër fazës së grupeve dhe miliona eurove

“Mungesat veçse dihen mirëpo të gjithë ata që jemi të gatshëm, do japim gjithçka për me arrit kualifikimin në grupe edhe këtë vit”, përfundoi mbrojtësi i Ballkanit.

Ndeshja kthyese pritet të zhvillohet të enjten, më 31 gusht, nga ora 20:00 në “Varosi Stadion” në qytetin Mezokovesdi të Hungarisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori