LAJMI I FUNDIT:

Nga e hëna rritje të temperaturave në Kosovë

Nga e hëna rritje të temperaturave në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bënë të ditur që nga dita e hënë temperaturat në vend do të shënojnë ngritje.

Sipas IHK-së java e fundit e dimrit do të vijojë me kushte të qëndrueshme meteorologjike, ku ditën e mërkurë parashikohet të ketë prap reshje vende-vende.


“Java e fundit e stinës së dimrit do të vijoj me kushte më të qëndrueshme meteorologjike. Nga dita e mërkurë, vende-vende parashihen reshje. Temperaturat pos ditës së hënë do të shënojnë rritje, sidomos të atyre maksimaleve”, njofton IHK.

Tutje IHK shtoi se temperaturat minimale gjatë javës në të cilën po hyjmë do të lëvizin mes -7 deri 1 gradë Celcius ndërsa ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 7-15 gradë Celsius.

“Minimalet gjatë javës do të lëvizin ndërmjet -7 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s”, bënë të ditur IHK./Telegrafi/