LAJMI I FUNDIT:

Nga luftimi i korrupsionit, zhvillimi ekonomik e deri te kthimi i Elez Blakajt dhe veteranët e rrejshëm – Kurti jep premtime të mëdha nëse vjen në qeverisje

Nga luftimi i korrupsionit, zhvillimi ekonomik e deri te kthimi i Elez Blakajt dhe veteranët e rrejshëm – Kurti jep premtime të mëdha nëse vjen në qeverisje

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se data e zgjedhjeve mund të jetë 29 shtatori apo 6 tetori.

Kurti në një video live në llogarinë e tij ka përmendur gjërat që do të bëhen nësë Lëvizja Vetëvendosje vie në Qeverisje.

“Meqenëse Presidenti nuk e caktoj sonte datën e zgjedhjeve, kjo do të thotë se 22 shtatori nuk mund të jetë data e zgjedhjeve, rrjedhimisht do të jetë ose 29 shtatori apo 6 tetori. Do ta marrim vesh nesër apo javën e ardhshme. Ne si LVV ne jemi të gatshëm dhe njësoj jemi të gatshëm të garojmë si Lëvizje Vrtëvendosje por edhe me koalicion parazgjedhor:, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.

Kurti ka uruar zgjedhje të qeta dhe demokratike.

“Të kemi një fushatë ku dominojnë punët e mëdha si temë. Të përqendrohemi tek punët e brendshme duke filluar nga sundimi i ligjit dhe luftimi i korrupsionit, punësimi i të rinjve dhe grave . Na nevojitet një Qeveri që i hap rrugë zhvillimit dhe e përjashton imigrimin”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai ka shtuar se ndër veprimet e para që LVV do t’i marr nëse vijë në pushtet.

““Ndër gjërat e para që do të bëjë LVV, është ta kthej Elez Blakaj në Kosovë. Pra  prokurori Blakaj iku sepse e përndoqët nga Kosova, dhe ai ndodhet në SHBA, por me qeverinë tonë do të kthehet në Kosovë. Pastaj do të bëjmë  zvogëlimin e Qeverisë. Do të kemi vetëm 12 ministri me vetëm nga një zëvendësministër për ministri. Është e domosdoshme që duhet ta luftojmë krimin e korrupsionin sepse shteti ynë është diskredituar si tatimmbledhës për shkak të skandaleve korruptive qeveritare. Është bërë e arsyeshme që qytetarët të refuzojnë të paguajnë tatime kur kanë kaq shumë korrupsion”, është shprehur ai duke shtuar se shteti është zbehur nga vlera në sytë e qytetarit.

Ai ka folur edhe për sundimin e ligjit ku ka thënë se janë dy shtylla kryesore, si prokurorët e zot dhe sipas tij është e domosdoshëm të bëhet dekriminalizimi i prokurimit.

“Gjyqësori nuk është akoma pushtet i tretë në Kosovë, fatkeqësisht:, ka theksuar ai.

Kurti në këtë video ka folur edhe për koalicionet parazgjedhore, duke thënë se nëse bëjnë koalicion parazgjedhor me LDK-në, do të jenë fitues.

“Ne do t’i kemi bashkë rreth 70 deputetë. Nëse e bëjmë këtë koalicion fituesi dihet dhe ata që mbetën e që kanë qeverisur për këto vite do të bëjnë gara për vend të dytë. Me siguri se edhe do të flasin mirë për neve e keq për vetë sepse shpresojnë që pas zgjedhjeve do t’i marrim. Pra solucioni më i mirë është LVV-LDK. Po ashtu nëse shkojmë ndaras ne si LVV edhe nëse dalim të parët nuk i marrim 61, nuk është reale të presim. Pra bashkë me LDK i mbërrijmë 70. Pra nëse fitojmë vetë pas gjedhjeve do të na duhet të kërkojmë partnerë”, ka theksuar Kurti.

Lidhur me veteranët e rrejshëm, Kurti ka thënë se beson që shumë njerëz kanë marrë pjesë në luftën në Kosovë, por se sipas tij shumë nuk kanë qenë veteran.

“Pjesëmarrja në luftë dhe veteran i luftës nuk janë e njëjta gjë. Kam përshtypjen që ka njëfarë ngatërrese këtu. Do të duhej të bëhej një lloj rivlerësimi, sepse rrezikojmë me këto shifra të fryera ta dëmtojmë historinë tonë. Nuk mund të lejojmë këso deformimesh që e dëmtojnë sbstancën tonë kombëtare dhe themelin e shtetësisë e pavarësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori