LAJMI I FUNDIT:

“Nga bashkëpunëtorët e mi do të kërkoj plotësim të asaj që kemi planifikuar dhe nuk do të bëj lëshime”

“Nga bashkëpunëtorët e mi do të kërkoj plotësim të asaj që kemi planifikuar dhe nuk do të bëj lëshime”

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në një intervistë për Deutsche Welle tha se do të bëjë çka është e mundur për të dëshmuar se nuk ka çështje që nuk mund të zgjidhen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në lidhje me bashkëpunëtorët e mi me të cilët sëbashku jemi lëshuar në këtë sprovë të madhe – t’i plotësojmë pritjet e qytetarëve dhe sëbashku të krijojmë shtet dhe shoqëri të denjë për të gjithë qytetarët, nuk më mbetet gjë tjetër veçse të vërtetoj se të gjithë jemi të gatshëm për këtë rrugë. Që nga fillimi ato e kanë të qartë se çka pritet nga ne dhe se duhet të plotësojmë standarde dhe kritere të cilët i kërkonim nga kundërshtari ynë politik, bashkë me qytetarët tonë.”, tha Zaev.


Ai shtoi se në këtë rrugë ka insistuar që t’i bashkangjiten ato me dëshirë, vendosmëri dhe talent, ato që janë të bindur dhe që e kanë bindur atë se mund të arrijnë rezultatet më të mira të mundshme për qytetarët, interesin publik dhe shoqërinë.

“Unë nuk do të lejoj lëshime nga ajo që kemi planifikuar dhe do të kërkoj plotësim të detyrimeve të dakorduara bashkë. Besoj se të gjithë bashkëpunëtorët e mi në Qeveri dhe bashkëudhëtarë në këtë rrugë, do të japin gjithçka nga vetja, potencialin e tyre më të madh”, përfundoi Zaev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Kalo në kategori