LAJMI I FUNDIT:

Nga 1 qershori vërtetimet ndëshkuese-penale në Gjykatën Penale vetëm në një sportel

Nga 1 qershori vërtetimet ndëshkuese-penale në Gjykatën Penale vetëm në një sportel

Gjykata Themelore Shkup 1-Shkup informon se nga 1 qershori të gjitha vërtetimet nga evidenca ndëshkuese dhe penale do të shtrohen dhe do të jepen në një sportel në ndërtesën e Gjykatës në bulevardin ‘Goce Dellçev’ p.n., transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ndryshimet, siç theksojnë, vendosen me kërkesë të qytetarëve të cilët për nevojat e veta më së shpeshti shtojnë kërkesë për dhënien e vërtetimeve dhe nga evidenca ndëshkuese/penale dhe nga evidenca e shkeljeve të ligjit që deri më tani kryhej në dy vende të ndryshme që paraqiste ngarkesë shtesë për palët.


Nga Gjykata i informojnë të gjitha kompanitë institucionet dhe subjektet e tjera të cilët për nevoja konkrete kërkojnë nga qytetarët t’u japin vërtetim, që jepet nga Gjykata Penale në Shkup të theksojnë se çfarë vërtetim, që jepet nga Gjykata Penale në Shkup të theksojnë se çfarë vërtetimi kërkojnë, pasi i ashtuquajturi vërtetim për mosdënim tashmë një kohë të gjatë nuk jepet, ndërsa në vend të asaj jepen vërtetime nga evidenca ndëshkuese ose penale. /Telegrafi/