LAJMI I FUNDIT:

Nga 1 gushti reformë e madhe në administratë (Video)

Nga 1 gushti reformë e madhe në administratë (Video)

Qeveria paralajmëron një reformë të madhe në administratë, siç thonë më e madhja në tetëdhjetë vitet e fundit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Respektivisht më 1 gusht qytetarët dhe firmat tashmë nuk do të duhet të dërgojnë dokumente nëpër sportele, por administratorët do ti sigurojnë vetë nga institucionet. Për atë se si do të funksionojë kjo në përditshmëri ka folur në edicionin e lajmeve të TVNova, zëvendësministri për Shoqëri informatike dhe administratë, Timço Mucunski.


„Me interes më të madh për qytetarët por edhe për sektorin privat është ajo që nga 1 gushti, tashmë të gjithë dokumentet të cilët u nevojiten për procedurë administrative, nuk do të nevojitet ti paraqesin personalisht, por këtë do ta bëjnë administratorët dhe kjo do të thotë shkurtim i kohëzgjatjes së procedurës dhe zvogëlim të harxhimeve për individët e interesuar. Kjo është një risi interesante me qëllim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve publike“, ka deklaruar Mucunski./Telegrafi/