LAJMI I FUNDIT:

Newcastle kërcënon Milanin me padi për dënimin e Tonalit

Newcastle kërcënon Milanin me padi për dënimin e Tonalit

Newcastle United thuhet se ka kërcënuar Milanin me një padi prej miliona eurosh për ndalimin e menjëhershëm të Sandro Tonalit shkaku i basteve.

Gazeta Corriere dello Sport nxjerr në pah se si mesfushori 23-vjeçar italian pritet të pezullohet sot nga Federata Italiane për përfshirjen e tij në skandalin e basteve në Serie A. Ai ka pranuar se ka vënë baste si në Brescia ashtu edhe te Milani gjatë kohës së tij në të dy klubet.


Ekipi ligjor i Tonalit po negocion një marrëveshje që ka të ngjarë ta shohë atë me një pezullim prej 10-12 muajsh dhe pritshmëria është që kjo të konfirmohet në orët në vijim, me të gjitha palët të interesuara për të finalizuar procedurat.

Mësohet se sa do të dënohet Tonali për vënien e basteve, avokatët po mundohen ta ulin dënimin e mesfushorit
Lexo po ashtu Mësohet se sa do të dënohet Tonali për vënien e basteve, avokatët po mundohen ta ulin dënimin e mesfushorit

Të martën, Newcastle thuhet se kërcënoi se do të nisë një padi multimilionëshe kundër Milanit kur ndalimi i Tonalit të hyjë në fuqi, i zemëruar që nënshkrimi i tyre veror prej 70 milionë eurosh tani do të mënjanohet për pjesën tjetër të sezonit.

Paga e mesfushorit – rreth 8 milionë euro neto në sezon – do të pezullohet. Kjo vjen në kontrast të plotë me trajtimin e dënimit të Nicolo Fagiolit nga Juventus, i cili ka vendosur të paguajë pagën e tij të plotë dhe ta lejojë atë të stërvitet me ekipin e parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori