LAJMI I FUNDIT:

New Yorku do të ndalojë përdorimin e gazit në ndërtesat e reja

New Yorku do të ndalojë përdorimin e gazit në ndërtesat e reja

Autoritetet e New Yorkut planifikojnë të ndalojnë përdorimin e gazit në ndërtesat e reja. Në vend të këtij, burimi energjie do të duhet të përdoret vetëm energjia elektrike për ngrohje.

Pritet që në këtë mënyrë, deri në vitin 2040, emetimet e dioksidit të karbonit të reduktohen me 2.1 milionë tonë. Kjo është e barabartë me sasinë e emetimeve nga 450 mijë vetura.


Vendimi do të zbatohet nga viti 2024 për ndërtesat me më pak se tetë kate. Në ato me më shumë se tetë kate, do të zbatohet nga viti 2027. Spitalet, lavanderitë dhe restorantet do të përjashtohen nga ky rregull.

Ndërtesat njujorkeze përbëjnë 70 për qind të emetimeve totale të gazeve serrë. Pjesa më e madhe e energjisë elektrike në këtë qytet amerikan prodhohet nga gazi. Energjia bërthamore dhe hidrocentralet prodhojnë 40 për qind të energjisë elektrike.

Autoritetet pretendojnë se deri në vitin 2030, 70 për qind e energjisë elektrike do të vijë nga burimet e rinovueshme të energjisë dhe se normat zero të emetimeve do të arrihen në vitin 2040. /Telegrafi/